Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Minister_Kaja_Sukova

Emri dhe mbiemri Kaja Shukova
Data dhe vendi i lindjes 01.01.1970, Shkup, Maqedoni
Shtetësia Maqedonase
Telefoni
Posta elektronike
075 269 936
k.sukova@moepp.gov.mk, kajasukova@yahoo.com
Arsimiми
1989 – 1995
Теknologe e diplomuar e inxhinierisë – (bioteknologji ushqimore) VII/1
Fakulteti Teknologjik-Metalurgjik, Shkup
 
Përvoja profesionale
nga 27 shkurt 2023 Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Tetor 2020 – 2022  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor - Sekretare Shtetërore
Qershor 2001 – Tetor2020  Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor - Udhëheqëse e Sektorit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Investime
Maj 2000 – Мај 2001  Ministria e Mjedisit Jetësor, Sektori për Zhvillim të Qëndrueshëm, Njësia për Përgatitjen e Projekteve, Këshilltare
Dhjetor 1999-Prill 2000  Ministria e Mjedisit Jetësor, Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Këshilltare
Shkurt 1999-Nëntor 1999 Ministria e Mjedisit Jetësor, Sektori i Eko-Menaxhimit, Kontratë në vepër
Nëntor 1998-Janar 1999 Ministria e Ndërtimit, Urbanizmit dhe Mjedisit Jetësor, Kontratë në vepër
1997-1998 Birraria – Shkup, inxhiniere e fabrikës përgjegjëse për prodhimin e birrës dhe pijeve joalkoolike
1996-1997 МОТО TRADE – Shkup
1993-1994 AIVA BEK – Shkup
Gjuhë të huaja Gjuhë angleze (aktive)

Gjuhë gjermane (pasive)

Aftësi kompjuterike MS OFFICE
Internet
Kualifikimet kryesore:

 

  • Menaxhimi dhe planifikimi mjedisor (Menaxhimi i Ciklit të Projektit)
  • Pjesëmarrja në përgatitjen e akteve ligjore, harmonizimi me BE-në, procesi i skriningut dhe negociatave
  • Menaxhimi i mjedisit jetësor në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së ajrit, ujit, tokës dhe burimeve natyrore nga ndotja (në korrelacion me politikat e sektorëve të energjisë, transportit, bujqësisë, etj.)
  • Zhvillimi i politikave, programeve dhe projekteve nga fusha e mjedisit jetësor dhe zhvillimit të qëndrueshëm
  • Koordinimi i projekteve institucionale dhe infrastrukturore në fushën e mjedisit jetësor, me theks të veçantë në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave
  • Koordinimi i projekteve institucionale nga segmenti i zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoni
  • Përgatitja e detyrave të punës, dosjeve të tenderit, analizave, raporteve dhe dokumenteve të tjera të punës nga fusha e   mjedisit jetësor
  • Moderimi i punëtorive, seminareve, trajnimeve, debateve publike, etj

 

Kualifikime dhe trajnime shtesë:           

 

  • Programi RIP Telecom, Trajnim për Menaxhimin dhe Përgatitjen e projekteve, Cikli i Projektit, Menaxhimin e projekteve, 2001/2002
  • Trajnim në SHBA, Programi Ndërkombëtar i menaxhimit të udhëheqjes – Menaxhimi i ujërave në SHBA, 2011
  • JICA, Tokio Japoni Programi i Trajnimit për Menaxhimin e Ujërave, 2009
  • Një seri trajnimesh lokale në fushën e menaxhimit të mjedisit jetësor, menaxhimit të projekteve, administrimit, etj

Projektet dhe aktivitetet e realizuara

  • Bashkëkryetare e Nënkomitetit për Transport, Energji, Zhvillim Rajonal dhe Mjedis Jetësor, 2021 – aktuale
  • Anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane 2022 – Aktuale
  • Kryetare e Komitetit Drejtues të Programit të Mbrojtjes së Natyrës, SECO, Zvicër 2021 – Aktuale
  • Anëtare e Kolegjiumit të Përgjithshëm pranë Qeverisë së RMV-së, me funksion si Sekretare Shtetërore, 2020 – aktuale
  • Anëtare e Trupit Koordinues pranë Qeverisë së RMV-së për Prespën, 2020 – aktuale
  • Koordinimi i projektit për vendosjen e menaxhimit rajonal të mbeturinave në 5 rajone, në rajonin juglindor, rajonin e Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimit dhe Pollogut – informacion i ri për Qeverinë, përgatitjet për një kredi të re nga BERZH – aktuale
  • Koordinimi i projektit për sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimeve, kredi nga BEI, aktuale
  • Përgatitja e kërkesës për kredi nga BERZH për efikasitetin e energjisë në stacionet e pastrimit, aktuale
  • Pjesëmarrje në Iniciativën për shpalljen e Maleshevës zonë e mbrojtur (Ambasada zvicerane – SECO, Shoqata Ekologjike e Maqedonisë, Farmachem – Shkup)
  • Pjesëmarrja në Iniciativën për rishpalljen e Vodnos si zonë e mbrojtur – takime koordinuese për procesin sipas reagimeve të opinionit pas propozimit të Vendimit për shpallje
  • Pjesëmarrja në procedurën për shpalljen e Osogovës për zonë të mbrojtur
  • Përcaktimi i ndihmës potenciale mjedisore nga donatorët dhe fondacionet – takime me Friedrich Ebert, UNDP, UNOPS, USAID, të vazhdueshme.
  • Pjesëmarrja në zbatimin e procedurave për miratimin e ndryshimeve në ligjet mjedisore dhe një pako të re prej 6 ligjesh në fushën e mbeturinave (seancat e kolegjiumit të përbashkët, seancat e KESTEP-it dhe seanca Qeveritare)
  • Koordinimi i procesit për finalizimin e Ligjit për Emetimet Industriale, aktuale
  • Zbatimi i ndihmës para-aderuese të BE-së – IPA – proces i programimit dhe zbatimi i IPA 2 dhe IPA 3, aktuale
  • Menaxhimi i Programit të Investimeve në Mjedisin Jetësor 2007 – 2020
  • Personi përgjegjës për mjedisin jetësor i UNECE-së, 2010 – aktual
  • Anëtare e Komitetit Drejtues, Përgatitja e Strategjisë dhe Ligjit për Veprimin Klimatik
  • Koordinimi i zbatimit të projekteve për ndërtimin e stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Koçan dhe sistemi i ujësjellësit në Dellçevë 2015 – 2021
  • Menaxher i projektit për ndërtimin e një stacioni të pastrimit të ujërave të zeza në Gjevgjeli 2010 – 2019
  • Menaxher i projektit për ndlrtimin e një stacioni të pastrimit të ujërave të zeza në Volkovë dhe Saraj, 2015 – 2017
  • Koordinimi dhe pjesëmarrja në përgatitjen e një sërë projektes për projektet infrastrukturore në fushën e ujërave dhe mbeturinave, 2001 – e vazhdueshme
  • Menaxher i projektit, hartimi i Strategjisë Sektoriale për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik, 2014 – 2015
  • Menaxher i projektit, hartimi i Rishikimit të dytë të kushteve mjedisore për Maqedoninë, 2011 – 2012
  • Menaxher i projektit Përgatitja e Planit dhe studimit për mbeturinat nga paisjet elektrike dhe elektronike 2009 – 2011
  • Koordinator kombëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit për menaxhimin e integruar të mbeturinave në Maqedoninë Juglindore, 2009 – 2014
  • Koordinator i projektit për Përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Investime në Mjedisin Jetësor të Republikës së Maqedonisë për periudhën 2009 – 2013, 2008 – 2009
  • Koordinimi i procesit të përgatitjes së Planit Lokal të Veprimit Mjedisor dhe në Maqedoni, faza e dytë, 2008 – 2012
  • Anëtare e Komisionit Mbikëqyrës dhe person përgjegjës gjatë përgatitjes së Studimit për trajtimin e ujërave të zeza të Qytetit të Shkupit, 2007 – 2009
  • Koordinator kombëtar i projektit për Zhvillimin e Planeve Rehabilituese me skenarë financiarë për pikat e nxehta në Maqedoni, CARDS 2006, 2006 – 2007
  • Konsulent kombëtar për PCB (UNIDO), Projekti: Aktivitetet fillestare për zbatimin e hershëm të Konventës së Stokholmit për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm në Republikën e Maqedonisë 2006 – 2007
  • Menaxher Kombëtar i Projektit të Ndihmës Teknike për Zhvillimin e Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit Mjedisor, 2003 – 2005, CARDS 2004
  • Koordinimi gjatë përgatitjes së Planit Strategjik të MMJPH-së, buxhetit dhe aktiviteteve aktuale, 2005 – në vazhdim
  • Zëvendës koordinator i projektit për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm me Plan Veprimi, 2005 – 2006
  • Udhëheqës i detyrës së projektit, CARDS 2004, Forcimi Institucional i MMJPH-së, 2005 – 2006
  • Anëtare e organit për përgatitjen e pyetësorit të BE-së për Maqedoninë, 2004
  • Koordinatore e projektit SIDA/REC për zhvillimin e Planit Lokal të Veprimit Mjedisor në Maqedoni (me hartimin e një metodologjie kombëtare për përgatitjen e Planeve Lokale të Veprimeve Mjedisore – 2004 – 2006
  • Koordinator i projektit për realizimin e projektit për ndërtimin e hidrosistemit të liqenit të Dojranit, 2001 – 2004
  • Koordinator kombëtar i projektit Forcimi i kapaciteteve të MMJPH-së (komponenti i ndërtimit të kapaciteteve), UNDP, 2001 – 2005
  • Anëtare e Komisionit Drejtues, Menaxhimi i Integruar i Ekosistemit të Parkut të Prespës, 2000 – 2002
  • Koordinimi i një projekti të UNDP-së për Zhvillimin e Metodologjisë për përgatitjen e Strategjisë kombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm, 2003
  • Koordinimi i procesit për Përgatitjen e një manuali për Agjendën Lokale 21. 2003 – 2004
  • Anëtare e grupit të punës SOP 99 – Forcimi i kapaciteteve të MMJPH-së, legjislacioni horizontal, 2002 – 2004
  • Anëtare e Komisionit Teknik për Legjislacionin Horizontal (NPAA) 2003 – aktuale
  • Anëtare e Komisionit Drejtues të projektit për përgatitjen e Vlerësimit kombëtar për zhvillim të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë, 2002
  • Koordinatore, Zhvillimi i Programit të Investime Publike, fusha e mjedisit jetësor, 2000 – 2015
  • Inicimi dhe hartimi i akteve dhe rregullore ligjore nga fusha, me qëllim të harmonizimit të tyre me BE-në, realizimin e detyrimeve që rezultojnë nga konventat e nënshkruara, protokollet dhe marrëveshjet ndërkombëtare (rekomandimet e dhëna për Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit Jetësor dhe Natyrës)
  • Inicimi dhe menaxhimi i projekteve që lidhen me kursimin e energjisë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e kimikateve dhe hartimin e strategjive, studimeve, analizave dhe monitorimit në fushat e furnizimit me ujë, pastrimit të ujërave të zeza, asgjësimit dhe riciklimit të mbeturinave të ngurta dhe të lëngshme
  • Hartimi i propozim aplikimeve për FGE, REReP, grante japoneze dhe programe të tjera donatorësh
  • Projekti EXPO 2000, Hanover – koordinim gjatë përgatitjes së materialit për prezantimin e ekspozitës
  • Vlerësimi strategjik i ndikimit të investimeve në mjedisin jetësor, me qëllim planifikimin e duhur hapësinor, përmes vlerësimit të ndikimit në mjedis të investimeve individuale, dhe atë në një kontekst ndërkufitar, më tej kur bëhen investime përmes financimit të tyre nëpërmjet kredive ose donacioneve (përmes dhënies së Opinioneve për pranueshmërinë e investimit nga aspekti mjedisor), dhënien e Opinioneve për projekte, raporte teknologjiko-mjedisore etj.
  • Përgjigje ndaj pyetësorëve (të marrë nga institucione të ndryshme ndërkombëtare) nga fusha e ndikimit mjedisor, legjislacionit ligjor etj.
  • Zbatimi i dispozitave nga Ligji për Doganat, në fushën e lirimit nga detyrimet doganore për mallrat që janë të përfshira drejtëpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit jetësor, me dhënien e Opinioneve.
  • Realizimi i Vendimit për ndarjen e mallrave në formë të importit dhe eksportit, përkatësisht dhënien e lejeve të import-eksportit
  • Autorizimi i personave juridikë për kryerjen e detyrave të caktuara profesionale në fushën e mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor dhe natyrës, sipas nenit 11 të Ligjit bazë për Mjedisin Jetësor
  • Kontaktet me autoritetet, agjencitë, organizatat dhe shoqatat vendase dhe ndërkombëtare
  • Përgatitja e informacioneve për takimet dypalëshe dhe shumëpalëshe
  • Pjesëmarrja active në punën e marrëveshjeve ndërkombëtare
  • Pjesëmarrja aktive në takimet ndërministrore
  • Pjesëmarrje aktive në organizimin e konferencës paraministrore në janar 2000 dhe konferencës ministrore në mars 2000 etj.