Sektori – Qendra informative e Maqedonisë për mjedisin jetësor

meicQendra informative e Maqedonisë për Mjedisin jetësor – QIMMJ është sektor në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Informatat për mjedisin jetësor janë pika fillestare për çdo aktivitet në sferën e mjedisit jetësor  psh. Informata për shkallën e ndotjes, për burimet e financave të drejtuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor ose për aktivitetet e organizatave që janë aktive në fushën e mbrojtjes  së mjedisit jetësor . Për këtë qëllim, për të menaxhuar mire me procesin e grumbullimit, përpunimit, dërgimit dhe shpërndarjes së informatave për mjedisin jetësor MMJPH e themeloi Qendrën informative të Maqedonisë për mjedisin jetësor –QIMMJ në prill të vitit 1998.

Puna e Qendrës informative të Maqedonisë për mjedisin jetësor realizohet përmes  katër njësive:

damskavNjësia për monitorim të cilësisë së ajrit ambiental  menaxhon me Sistemin monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit ambiental (SMASHCAA) . SMASHCAA përbëhet nga  17 stacione monitoruese automatike për cilësinë e ajrit ambiental të vendosura në qytetet në vijim: 5 në Shkup, nga dy në Manastir, Veles dhe komunën e Ilindenit nga një në Kërçovë, Kumanovë, Koçan, Tetovë, Kavadar dhe Lazaropole. Në kuadër të SMASHCAA funksionojnë edhe 10 semplerë për përcjelljen e grimcave të suspenduara me madhësi deri 10 mikrometra dhe laboratori kalibrues.

Detyrat themelore të njësisë janë përcjellja e përditshme e të dhënave të marra nga Sistemi monitorues automatik shtetëror  për cilësinë e ajrit ambiental dhe validitetin e verifikimin e tyre; mirëmbajtjen e rregullt dhe servisimin e stacioneve dhe semplerëve, ndërrimin e filtrave, ndërrimin e pjesëve, kalibrimin manual të instrumenteve në stacion etj.

Në njësi bëhet kalibrimi i analizatorëve nga stacionet e monitorimit me qëllim të marrjes së të dhënave të besueshme për cilësinë e ajrit dhe kalibrimin e analizatorëve referent nga laboratori kalibrues me ndihmën e sistemit injektues statik  për kalibrim..

Në kuadër të njësisë bëhet matja  dhe përgatitja e  provave nga semplerët si dhe përgatitja e provave për analizë kimike të metaleve të rënda nga grimcat e suspenuara dhe përpunim si dhe analiza e të dhënave të marra. Njësia i përgatit informatat për gjendjen me monitorimin dhe cilësinë e ajrit. Gjithashtu, përgatit raport ditor, mujor dhe vjetor për cilësinë e ajrit në shtet, në pajtim me të dhënat e marra nga  SMASHCAA.

Njësia dorëzon njoftim në rast se vëren tejkalim të vlerave kufitare dhe pragjeve për alarmim të substancave të caktuara ndotëse.

Informata më të hollësishme lidhur me SMASHCAAsi dhe me gjendjen e cilësisë së ajrit në kohë reale mund të gjeni në linkun në vijim: http://airquality.moepp.gov.mk/

analitikaNjësia kryen punë dhe detyra lidhur me grumbullimin, përpunimin, analizën, njoftimin e të dhënave dhe informatave nga mediat dhe sferat e mjedisit jetësor. Përgatit raporte ditore, mujore, vjetore dhe katërvjeçare për gjendjen dhe trendet në mjedidin jetësor si dhe përgatit harta tematike me të dhëna të gjeoorientuara. Njësia i koordinon aktivitetet për bashkëpunim të Ministrisë me Agjencinë europiane për mjedisin jetësor (ЕЕА) si dhe dorëzimin e të dhënave dhe informatave deri te organizatat tjera ndërkombëtare, rrjetet dhe konventat në pajtim me detyrimet që dalin nga legjislacioni dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu , njësia e përgatit, zbaton dhe zgjeron setin nacional të indikatorëve si dhe i koordinon aktivitetet  për formimin e grupeve punuese për të gjithë kapitujt. Njësia dorëzon dhe përpunon të dhëna dhe informata  për bazën statistike dhe vjetar statistikor edhe për nevojat e organeve dhe organizatave tjera  në vend. Njësia merr pjesë aktive në grupet punuese nga aktivitetet projektuese që zbatohen në Ministri, si dhe në grupet punuese për realizimin e Programit nacional për miratimin e së drejtës së Bashkimit Europian.

prtrNë  Njësinë për kadastër dhe modelim përgatiten dhe mbahen kadastrat e mediave të mjedisit jetësor si pjesë e bazës qendrore të të dhënave. Për këtë qëllim në njësitë kryhen dhe koordinohen aktivitetet rreth formimit të pyetësorëve për sfera të caktuara, distribuimi dhe grumbullimi i tyre nga ndotësit, përpunimi I të dhënave dhe vendosja e tyre e rregullt veçmas në kadastra të veçantë në bazën qendrore të të dhënave si bashkëpunim me të gjitha institucionet  relevante që kanë të dhëna nga sfera e mjedisit jetësor.

MODELIMI

Lidhur me modelimin të njetat të dhëna shfrytëzohen për parashikimin dhe simulimin e cilësisë në  sfera  të veçanta (ajër,ujë, mbeturina) me qëllim që të arrihet parashikim për cilësinë e mediave të mjedisit jetësor. Për këtë qëllim në njësi kryhen edhe aktivitete rreth testimit  të souftuerit kompjuterik për modelim, implementim të modelit të të dhënave, identifikimi i problemeve, nga aspekti kohor dhe hapësinor, analiza e shkaqeve të devijimit të modelit, sigurimi i prezentimit  diagramik të koncentrimit të polutantit, analiza komparative dhe verifikimi i të dhënave nga aspekti i zhvillimit shoqëror,ekonomik, dhe industrial.

Më shumë për modelimin e disperzuar të cilësisë së ajrit në linkun në vijim:

http://airquality.moepp.gov.mk/?page_id=3428

PRTR

Njësia ka ingjerenca rreth vendosjes, udhëheqjes dhe futjes së të dhënave në  bazën qendrore të të dhënave dhe prezentimin e tyre në regjistrat integral, konsekuent, nacional të lëshimit dhe bartjes së  substancave ndotëse  në pajtim me dispozitat e konventës së Arhusit – Protokolli PRTR – Protokolli iRegjistrave për lëshimin edhe bartjen e substancave ndotëse – (Protocol on pollutant release and transfer register) është marrëveshje e posaçme ndërkombëtare e miratur në Konferencën e pestë ministrore  të Mjedisit jetësor në Europë që u mbajt në Kiev (Ukrainë), maj 2003. Ajo paraqet marrëveshje ndërkombëtare  e zhvilluar  në kuadër të Konventës së Arhausit – Konventa për qasje në informata, pjesëmarrja e publikut  në vendimmarje dhe qasja në drejtësi për çështjet lidhur me mjedisin jetësor  është marrëveshje ndërkombëtare e miratuar në Konferencën e katërt ministrore – Mjedisi jetësor për Europën që u mbajt në vitin 1998 në Arhus, Danimarkë. Bëhet fjalë për lloj të ri të marrëveshjes ndërkombëtare për mjedisin jetësor  që në mënyrë specifike i lidh sferën e mjedisit jetësor  dhe të drejtat njerëzore. Në pajtim me dispozitat  të kësaj Konvente, janë përpunuar elementet kyçe  të sistemit  PRTR, pamja e tij, struktura dhe vëllimi si dhe rregullat  të lidhura me mënyrën e grumbullimit dhe arkivimit të të dhënave, njoftimi, vlerësimi i cilësisë së tyre,qasja publike në informacione, besueshmëria e të dhënave dhe informatave dhe pjesëmarrja e publikut në zhvillimin e Regjistrave si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në këtë sferë.

itDetyrat themelore të Njësisë për teknologji informatike: janë sigurimi i serviseve IT për të gjithë të punësuarit në MMJPH, mirëmbajtja e infrastruktures informatike të MMJPH dhe zhvillimi i sistemit informatik nacional për mjedisin jetësor si dhe e-mail servisi për MMJPH, sigurimi i serviseve LAN dhe WAN për MMJPH, sigurimi i konektimit wireless midis lokacioneve të ndryshme të MMJPH,sigurimi dhe mirëmbajtja si dhe qasja në internet, sigurimi i mbrojtjes  firewall të rrjetit, mbrojtje nga viruset kompjuterike, instalimi dhe konfigurimi I pajisjes së porositur., editimi dhe azhurnimi i përmbajtjeve  të web portalit të MMJPH-së, monitorim i rregullt i e-mail adresës zyrtare të MMJPH, përgatitja teknike( desktop publishing) të broshurave dhe raporteve nga të dhënat e përpunuara të mjedisit jetësor.

- Sigurimi i serviseve të rrjetit ( LAN dhe WAN) për nevojat e MMJPH-së

  • Administrimi i serverëve Windows
  • Administrimi I serverëve Linux
  • AD, DNS, DHCP Services
  • Instalimi / konfigurimi/ mirëmbajtja dhe administrimi i serverëve
  • Administrimi i Active Directory Services në lokacione të ndryshme  të    Ministrisë të lidhura mes vete me konektim VPN
  • Кrijimi i shfrytëzuesve, ndarja e privilegjeve të folderëve të rrjetit
  • Sigurimi dhe mirëmbajtja e lidhjes në rrjet të kompjuterëve në MMJPH
  • Sigurimi i qasjes përmes  rrjetit në dokumente
  • Sigurimi Ii të shtypurit përmes rrjetit
  • Sigurimi  dhe mirëmbajtja e qasjes në Internet
  • Mirëmbajtja e rrjetit kompjuterik
  • Sigurimi i mbrojtjes  firewall të rrjetit
  • Sigurimi i mbrojtjes së centalizuar nga virusët kompjuterik
  • Sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme (Help desk) për shfrytëzuesit e sistemit dhe intervenime softuerike dhe harduerike me kohë me kërkesë të të punësuarve
  • Кrijimi i  backup

- Mirëmbajtje dhe update i rregullt i  Web portalit të MMJPH

Në botën e sotme, komunikimi dhe shkëmbimi i informatave janë ndër faktorët më të rëndësishëm për sukses të cilësdo organizatë. Për këtë kontribuon shkalla e lartë e zhvillimit të teknologjisë informatike, e cila komunikimin dhe shkëmbimin e informative e bën më të thjeshtë dhe  të disponueshëm në çdo kohë.

MMJPH përkatësisht Qendra informative e Maqedonisë për mjedisin jetësor (QIMMJ) e mundëson komunikimin dhe shkëmbimin e informative jo vetëm përmes  materialeve informative, përkatësisht raporteve, broshurave, hartave që përpilohen në qendër për nevojat e qytetarëve, institucioneve, por është mundësuar që ky komunikim të bëhet përmes internet faqes së MMJPH-së.

Domethënë, prezentimi i të dhënave dhe informative të lidhura me mjedisin jetësor  bëhet perms Web faqes së MMJPH-së- www.moepp.gov.mk.

Në sajt mund të gjenden të gjitha informatat që janë të lidhura me mjedisin jetësor e njëherësh edhe të gjitha aktivitetet punuese  që zhvillohen në Ministri. Apdejtimi i sajtit është i përditshëm. Vazhdimisht publikohen të gjitha ngjarjet, fushatat, aktivitetet dhe aktivitete tjera që kanë të bëjnë me MMJPH-në.

Vet struktura e sajtit e përshkruan faktikisht strukturën e MMJPH-së.

Në sajt gjenden: Raporte (mujore, vjetore) nga të gjitha mediat që përpunohen në QIMMJ, Ngjarje / Fushata që i organizon Ministria, Ligje / Akte nënligjore nga sfera e mjedisit jetësor, Lajme-Informata ditore për cilësinë e ajrit, Kumtesa etj. Duhet theksuar se në Web faqen gjenden edhe një numër i madh i Web adresave të institucioneve që merren me mjedisin jetësor  si në vend poashtu edhe jasht dhe atë të paraqitura si linqe deri te web faqet e tyre.  Ministria krahas versionit në maqedonisht të sajtit ka edhe versionet në shqip dhe anglisht në Web faqen.

- Projektet – www.uslugi.gov.mk  , www.exim.gov.mk  dhe  ” Ditari qytetar ”

http://www.uslugi.gov.mk/ListaUslugi.aspx?OrganID=6ECE4E4D91DA40C28DA477E388066385

  • Administrimi i pjesës së shërbimeve që Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor në portalin e Qeverisë së RM  www.uslugi.gov.mk  i thekson si shërbime që janë në dispozicion për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, shoqatat qytetare dhe asociacionet tjera.
  • Kontrolli i rregullt i përmbajtjeve  të portalit  www.uslugi.gov.mk  për pyetjet e parashtruara nga ana e qytetarëve dhe shoqatave.
  • EXIM (Sistemi njësportelësh për lejet për import, eksport  dhe transiti i mallrave dhe kuotat tarifore) mundëson paraqitjen elektronike të kërkesave për lejet për import, eksport dhe transit nga ana e bashkësisë afariste, si dhe dhënia elektronike e lejeve  nga institucionet kompetente. Përmes sistemit, parashtruesit mund ta ndjekin statusin e procesimit të kërkesave të tyre  deri në dhënien e tyre përfundimtare.
  • Administrimi i portalit  EXIM në pjesën që ka të bëjë me MMJPH, mundësim i qasjes kontinuitive të papengueshme deri te sistemi, mundësimi i  konektimit VPN  deri te serveri kryesor EXIM që gjendet në Drejtorinë doganore të RM (DDRM), instalimi I certifikatave digjitale si dhe mbështetje teknike për palët aplikuese në EXIM si dhe për operatorët e MMJPH.
  • Në bazë të nenit 49 paragrafi (1) dhe nenit  55 paragrafi (1) nga Ligji për organizim dhe punë të organeve të administrates shtetërore (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.58/2000 и 44/2002), lidhur me Konkluzionet e Qeverisë së RM-së, të miratuara në seancën e 21-të të mbajtur më 05.12.2006, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor miraton” Ditar qytetar “të MMJPH-së.
  • Qëllimi i Ditarit qytetar është të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike përmes definimit të mënyrës dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve, duke përfshirë llojin e shërbimeve, afatin si dhe sistemin e komenteve dhe ankesave. Qëllimi kryesor i Ditarit qytetar është të përmirësohen marrëdhëniet midis administrates dhe qytetarëve si dhe të mbeten të kënaqur qytetarët me punën e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.

 - Zhvillimi i Sistemit informativ nacional për mjedisin jetësor (SINMJ) është process i kontinuar që i përfshinë aspektet në vijim:

  • Implementimin e Strategjisë për menaxhim me të dhëna për mjedisin jetësor e miratuar nga Qeveria e RM-së, e cila i definon prioritetet strategjike në zhvillimin eSINMJ-së nga aspekti institucional, teknik dhe teknologjik ;
  • Zbatimi i Planit aksional me prioritet të lartë i hartuar në kuadër të Projektit  “Përforcimi i menaxhimit me mjedisin jetësor, në të cilin janë definuar hapat konkret afatshkurtër dhe afatgjatë për zhvillimin e SINMJ-së.  .
  • Fillimi i procesit tenderik për zhvillim të aplikimit softuerik si mbështetje e sferës tematike Cilësia e ajrit, në bazë të specifikimit të përgatitur funksional dhe aplikativ ;

Miratimi i ndryshimeve të propozuara  të Nenit 40 të Ligjit për mjedisin jetësor me të cilin të gjitha subjektet që posedojnë të dhëna  për mjedisin jetësor do të obligohen që të njejtat  ti dorëzojnë në MMJPH, përkatësisht SINMJ, me çka do të jenë në rrjedhë të vetme nacionale.

- Administrimi i web serviseve të MMJPH

  • Administrimi i serverit EIONET TELEMATIC  të R. së Maqedonisë
  • Administrimi i CIRCA (workgroup softuer) i instaluar në serverin EIONET

a11a21a31a41

Në pajtim me rregullativën ligjore qendra i grumbullon të gjitha informatat për gjendjen  me mjedisin jetësor , nga  vetmonitorimi i institucioneve të ndryshme dhe burimet tjera si dhe nga nga monitorimi vetjak dhe i bën të disponueshme për publikun përmes sistemit të vet informativ elektronik (përmes UEB faqes së MMJPH-së), si dhe përmes materialeve informative adekuate : broshurave,raporteve dhe të ngjashme. QIMMJ në këtë mënyrë siguron arkiv qendror të të dhënave për të gjitha mediat në mjedisin jetësor, të cilat mund t’i shfrytëzojnë  të gjithë të interesuarit  që punojnë në problematikën për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Republikën e Maqedonisë.Funksioni themelor i QIMMJ-së është të siguroj informata relevante dhe të përpunuara mire (të sistematizuara dhe standardizuara), gjithpërfshirëse, precise, transparente dhe të disponueshme publikisht për gjendjen, cilësinë dhe trendet në të gjitha segmentet e mjedisit jetësor  (uji, ajri, zhurma, toka, mbeturinat).

Si funksione tjera më të rëndësishme të QIMMJ-së mund të përmenden :

  • Përdorimi dhe kanalizimi i të dhënave nga qendrat tjera informative dhe sistemet statistikore : gjeografike, topografike, popullative, ekonomike etj.;
  • Grumbullimi i të dhënave të natyrës së ndryshme, si mbështetje për aktivitetin kryesor ;
  • Grumbullimi, sistematizimi, analiza, përpunimi dhe prezentimi i informative specifike pëe gjendjen, cilësinë dhe trendet në mjedisin jetësor (llojet,parametrat, për përcjellje, burimet, dorëzuesit, formatet, metodologjitë për vlerësimin e cilësisë, pajisja, hardueri, softueri, baza e të dhënave, struktura sistemore, siguria etj. .).
  • QIMMJ gjithashtu është përgjegjëse për zbatimin e strategjisë IT, sigurimin e mbështetjes teknike dhe mirëmbajtjen e sistemit.

Krahas kësaj, QIMMJ aktivisht është përfshirë në bashkëpunimin me organet tjera të resorit të  administrates shtetërore dhe partnerët tjerë, të cilët   kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor.