INFORMATË PËR MEDIAT 17.12.2015

Sot, më 17 dhjetor 2015 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, do të mbajë mbledhjen me kryetarët e komunave: të Tetovës, Kërçovës, Manastirit, Kavadarit dhe Qytetit të Shkupit në të cilën do të diskutohet për paraqitjen e episodeve me përqëndrime të larta të grimcave PM10 si dhe për aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren nga institucionet kompetente me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Pas mbledhjes , në ora 14:00 do të jepen deklarata për mediat (Salla e konferencave e MMJPH, bul, Goce Dellçev nr. 18- ndërtesa e TRVM, kati i 10).