INFORMATË PËR MEDIAT 09.12.2015

Ju informojmë se më 10.12.2015 (e enjte), ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, do të flasë në hapjen e mbledhjes fillestare të projektit “Stabilizimi i emisioneve të gazrave serrë nga transporti rrugor përmes redukrimit të dyfishtë të konsumit të karburantit: zbatimit rajonal të iniciativës globale për ekonominë e karburantit “, që duhet të kontribuojë drejt reduktimit të emisioneve të СО2 nga sektori i transportit (automjetet e lehta) në Maqedoni, përmes hartimit të politikave për ekonominë e karburantit .

Projekti realizohet nga UNEP-FEG në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit – Zyra në Maqedoni, ndërsa shfrytëzues kryesorë është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e cila së bashku me rafinerinë OKTA siguroi bashkëfinancimin kombëtarë të projektit.

Ky event do të mbahet në Odën Ekonomike të Maqedonisë, në sallën 4, me fillim në ora 10:30 .

Ju ftojmë me ekipet Tuaja që të merrni pjesë në këtë event.