INFORMATË PËR MEDIA 04.12.2015

Ju informojmë se ministri i MjedisitJetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, më 7 dhe 8 dhjetor 2015 do të qëndrojë në Paris ku do të marrë pjesë në pjesën ministrore të Konferencës së palëve të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike (COP 21).

Në kuadër të këtij segmenti të Samitit botëror të klimës pritet përkufizimi i versionit përfundimtar të dokumentit me të cilin do të përcaktoheshin detyrimet e shteteve pas vitit 2020 lidhur me zvogëlimin e emisioneve të CO2.