INFORMATË  PËR  MEDIAT

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, do të marr pjesë në Konferencën Ministrore të Iniciativës Qendrore Evropiane e cila do të mbahet më 09.10.2014 (e enjte) në Vjenë. Tema e konferencës së sivjetme është “Transformimet energjetike”, dhe në të njëjtën do të marrin pjesë ministrat kompetent për mjedisin jetësor nga 10-të shtete të rajonit.  Në këtë konferencë do të diskutohen temat me interes reciprok për rajonin dhe do të prezantohet kontributi i rajonit në betejën kundër ndryshimeve klimatike përmes shfrytëzimit të zmadhuar të burimeve të ripërtëritura të energjisë dhe përfitimet reciproke nga përdorimi i tyre (si potenciali për gjenerimin e vendeve të reja të punës). Në margjinat e kësaj konference, ministri Izairi, do të realizojë një takim bilateral me kolegun e tij austriak, ministrin Federal për Bujqësi, Mjedis Jetësor dhe Menaxhim me Ujërat, Andra Ruprehter.

SHËRBIMI PËR INFORMIM