INFORMATË PËR MEDIAT

Ju informojmë se më15 janar 2015, (e enjte), në Info qendrën e BE-së në Shkup, me fillim në ora 11:00, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe ambasadori i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, E.T. Aivo Orav do ta hapin konferencën për përfundimin zyrtar të projektit:”Zhvillimi i studimit kombëtar për tarifat e ujit”.

Projekti, shfrytëzues përfundimtar i të cilit është Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është me vlerë prej 785 000,00 euro, mjete të siguruara nga Bashkimi Evropian, ndërsa u realizua nga Konsorciumi EPTISA dhe GEING.