Kumtesë për mediat 26.12.2014

shtunën, më 27 dhjetor 2014,me fillim në ora11.00 , do të shënohetvënia në përdorim e lëshimit të sistemit për menaxhimin e ujërave të zeza në f. Nakolec, në bregun e Liqenit të Prespës.

Me këtë rast në vizitë të projektit të përfunduar me sukses do të jenë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Nurhan Izairi, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së z-nj. Luiza Vinton dhe kryetari i komunës së Resnjës z. Gjoko Strezovski.

Me një investim total prej mbi 500,000 USD,është ndërtuar rrjeti i kanalizimit me gjatësi prej 4,2 km dhe stacioni për pastrim modern, ma çka mundësohet kaptazh i sigurt dhe trajtim efikas i ujërave të zeza nga ky vendbanim bregdetar. Në këtë mënyrë, jo vetëm që konkretisht kontribuohet në mbrojtjen e Liqenit të Prespës, por kryesisht përmirësohetedhe cilësia e jetës së popullatës lokale.

Mjetet e këtij investimi të rëndësishëm u siguruan nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Fondi Global për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor (GEF) në kuadër të Projektit për mbrojtjen e Liqenit të Prespës. Komuna e Resnjës dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e zbaton këtë projekt duke iu falënderuar mbështetjes teknike të UNDP-së.

 Ftohen mediat që të marrin pjesë në këtë ngjarje në f. Nakolec.

Për përfaqësuesit e interesuar të mediave dhe korrespondentët nga rajoni do të sigurohet transporti nga Manastiri parahotelit Epinal ora 10,00.

Për më shumë informata ju lusim që të kontaktoni me z. Sasho Sekullovski nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në cel: 076 456 716 dhe e-mailsekulovskisaso@yahoo.com dhe z. Dimitrija Sekovski në cel: 070 367 231 dhe e-mail dimitar.sekovski@undp.org.