Kremtimi i 8 Shtatorit –Ditës së Pavarësisë

(05.09.2019) Nën moton “Ngjyrat e Pavarësisë” të dielën nga ora 11 deri në orën 14tek Guaca në Parkun e Qytetit të Shkupit, do të organizohet një manifestim me rastin e 8 shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me rastin e shënimit të 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, në stendën e saj do të vendosë një pikë grumbullimi për bateritë e përdorura, ndërsa për të gjithë dashamirët e mjedisit të pastër jetësor që do të sjellin të paktën 5 bateri, Ministria siguroi dhurata të përshtatshme ekologjike.