Takimi i ministrit Nuredini me drejtorin e sapoemëruar të BERZH-it në Shkup

(19.09.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini zhvilloi takim pune me kreun e përfaqësisë së EBRD-së në Maqedoninë e Veriut, z. Andi Aranitasi.

Gjatë takimit, kryesisht u diskutua mbi tema lidhur me projektet të cilat janë duke u zhvilluar dhezbatuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetje nga EBRD.

Që të dy ranë dakord se në të ardhmen, duhet përfocuar bashkëpunimin mes dy institucioneve, dhe sidomos akcent ju dha projekteve që kanë të bëjne me efikasitetin energjetik dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.