Takimi i ministrit Duraki me ambasadorin norvegjez Bjornstad

(06.02.2019) Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki,realizoi një takim pune me ambasadorin norvegjez Arne Sanes Bjornstad. Takimi u përqëndrua në bashkëpunimin e suksesshëm midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, kryesisht përmes zbatimit të të dy projekteve: Përforcimi i kapaciteteve për lehtësimin e zbatimit të Skemës evropiane të tregtimit të emetimeve në R. e Maqedonisë dhe Projekti për kontrollin e integruar të ndotjes.

Është pikëpamje e përbashkët se bashkëpunimi i suksesshëm duhet të vazhdojë dhe se në periudhën e ardhshmetheksi duhet t’juvendoset projekteve për sigurimin e ujit të pijshëm të pastër dhe mbrojtjes nga vërshimet. Gjithashtu, ambasadori norvegjez theksoi se Qeveria Norvegjeze është e gatshme të mbështesë negociatat e pranimit të Maqedonisë në BE, veçanërisht në zbatimin e Kapitullit 27.