Gjendja me instrumentet matëse nga Stacionet Automatike të Monitorimit nga Sistemi monitorues automatik shtetëror për cilësinë e ajrit

mernistaniciMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se nga gjithsej 17 stacione matëse dhe një mobil, të gjithë aktualisht janë në funksion. Në stacionet e matjes ka pesë instrumente matëse për matjen e 5 parametrave të ndryshëm dhe në stacione të veçanta matëse nuk funksionojnë vetëm instrumente të caktuara matëse.

Lidhur me matjen e grimcave PM 10 dhe PM 2.5 nga 17 stacione matëse, instrumentet për matjen e PM 10 nuk janë në funksion në 4 pika matëse, si në: Gazi Babë, Miladinovc, Manastir 1, Strumicë dhe në stacionin mobil, i cili aktualisht ndodhet në Gjorçe Petrov.

  1. Instrumenti matës për matjen ePM10 / PM2.5nga stacioni mobil i matjes nëGjorçe Petrovdhe instrumentet matës për PM10 nga stacionet e matjes nëKarposh dhe Strumicë janë shkyqur për shkak të një problemi teknik.
  2. Instrumentet matëse për matjen e PM10 nga stacionet matëseManastir 1) dhe Miladinovc janë shkyçur për shkak të oscilimeve në matje, të cilat janë pasojë e vjetërsimit të instrumenteve dhe burimit të rrezatimit të tyre, sepse puna optimale operative e një instrumenti është 10 vjet.
  3. Instrumenti matës për matjen e CO nga stacioni matës Rektorat është i shkyçur për shkak të një problemi teknik.
  4. Instrumentet matës për matjen e O3, CO, SO2 dhe NO-NO2-NOx nga stacionet matëse Karposh dhe Qendër që nuk janë në funksion janë nga prodhuesi Orion dhe nuk ka pjesë rezervë për to për shkak të ndërprerjes së punës së fabrikës.Ato duhet të zëvendësohen me instrumente të reja matës nga prodhues të tjerë.

Gjatë vitit 2020, janë duke u zhvilluar disa aktivitete për furnizimin e instrumenteve të reja matëse. Realizimi i një pjese të furnizimi bëhet me fonde të donatorëve, dhe një pjesë me fonde të buxhetit të MMJPH-së.

•        Koha e realizimit të aktiviteteve:

-     Furnizimi publik nga Buxheti i MMJPH-së për vitin 2020janë furnizuar 7 instrumente të reja matëse për O3 (ozoni), 7 instrumente të reja matëse për SO2 (dioksid squfuri), 7 instrumente të reja matëse për CO (monoksid karboni), 2 instrumente të reja automatike matëse për matjen e PM2.5 (grimca të suspenduara deri në 2.5 mikrometra në madhësi), 2 mostra të rinj vijues me vëllim të ulët për matjen e PM10 dhe PM2.5, 7 grupe të reja të sensorëve meteorologjikë për matjen e shpejtësisë dhe drejtimit të erës, presionit atmosferik, lagështisë, rrezatimit global, temperatures së  jashtme, si dhe kullës përkalibrimin e instrumenteve automatike të matjes për PM10 dhe PM2.5. Ato duhet të vihen në veprim në gjysmën e parë të dhjetorit 2020.

-          Furnizimi i pajisjeve përmes projektit IPA-CBC: Kontrata e nënshkruar dhe afati i fundit për dorëzimin dhe funksionimin e pajisjeve është fundi i tetorit 2020. Me këtë furnizim do të instalohet një stacion i ri matës në Komunën e Gjevgjelisë me të gjitha instrumentet matëse (O3, NO-NO2-NOx, SO2, CO, PM10, PM2.5, mostër vijues me vëllim të ulët për matjen e PM10 dhe PM2.5, si dhe sensorë meteorologjik) si dhe zëvendësimi i të gjitha instrumenteve matëse, duke shtuar instrumente për matjen e parametrave të rinj nga stacioni matës Manastiri 1 (O3, NO-NO2-NOx, SO2, CO, PM10, PM2.5, mostër vijues me vëllim të ulët për matjen e PM10 dhe PM2.5, si dhe sensorë meteorologjikë).

-          Furnizimi i pajisjeve përmes projektit SIDA: Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 03.09.2020 (27 instrumente). Afati i pritshëm për dorëzimin e pajisjeve është fundi i vitit.

-          Furnizimi i pajisjeve përmes projektit IPA2: Dokumentacioni i tenderit është gati dhe tenderi pritet të shpallet më së voni deri në fund të vitit.