Bashkëpunimi i mirë midis MMJPH dhe GIZ vazhdon

Sot, ministri Nuredini, u takua me Drejtorin e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Dejvid Oberhuber, dhe ekipin që punon në organizimin e fushës së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Në këtë takim, drejtori Oberhuber dhe ekipi prezantuan aktivitetet e vazhdueshme të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në fushën e integrimit të politikave të energjisë dhe klimës, zvogëlimittë ndotjes së ajrit, mbrojtjessë biodiversitetit dhe menaxhimittë trupave të ujit dhe pellgjeve ujëmbledhëse, si dhe përmirësimittë shërbimeve tëujitdhe menaxhimittë ujërave të ndotura në nivelin lokal.

Ministri Nuredini, nga ana e tij, i informoi ata për aktivitetete aktuale të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në fushat me interes të përbashkët, duke njoftuar pjesëmarrjen e tij në Takimin e ardhshëm të Ministrave përgjegjës për Mjedisin dhe Klimën, që nga 29 Shtatori deri më 1 Tetor 2020 do të mbahet në Berlin.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit shprehën pritje dhe gatishmëri për përmirësim edhe më të madh të bashkëpunimit tashmë të mirë midis dy institucioneve.