Poster “Si të mbledhim bimë të egra dhe pjesët e tyre”

POSTER-ALBInformohuni se si të mbledhninë mënyrë të duhur bimë të egra dhe pjesë të tyre sepse këto burime nuk rriten në sasi të pakufizuar dhe kërcënimi i tyre më i madh është mbledhja e tepërt dhe e pakontrolluar. Përdorimi i tyre i qëndrueshëm është thelbësor për ruajtjen e biodiversitetit në vend.

Ka të dhëna shkencore për vetitë shëruese ose aromatike të rreth 700 specieve, nga të cilat 220 specie përdoren në mjekësinë tonë tradicionale. 75-80% e bimëve medicinale dhe boronicave në Maqedoninë e Veriut, si dhe në shumicën e vendeve të Ballkanit, mblidhen nga natyra e egër.

Materiali edukativ u përgatit në kuadër të projektit “Ruajtja e Biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimit të biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës”, i financuar nga Fondi Global i Mjedisit dhe i implementuar përmes Programit të Mjedisit të KB dhe Ministrisësë Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Partner lokal dhe mbështetje në zbatimin e aktiviteteve në lidhje me produktet pyjore jo-drusore është Fondacioni Informacioni dhe Mbrojtja e Natyrës, Filiali në RM së Veriut, www.ecologybg.com

# Mbledhim me kujdes