Takim zyrtar i Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorz. Naser Nuredini me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriutz. Oto Graf

Më 5 shtator 2019, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriutz. Oto Graf.

Në këtë takim, zëvendësambasadori Graf dhe ministri Nuredini, diskutuan përparësitë dhe sfidat në fushën e mjedisit jetësor dhe mundësitë e ekspertizës gjermane në ekonominë cirkulare. Zëvendësambasadori shprehu interes të veçantë për vizionet e Ministrit Nuredini dhe theksoi se ekziston një potencial i madh për bashkëpunim përsa i përket transparencës dhe kredibilitetittë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në angazhimin e tij për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini shprehu mirënjohjen për mbështetjen për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe teknologjikisht-inovative për Republikën e Maqedonisë së Veriut.