Nuredini-Rahmanin: Reduktimi i ndotjes së tokës kërkon një qasje të integruar dhe lidhjen e bujqësisë dhe mjedisit jetësor

Takimi i sotëm on-line i Ministrit Nuredini me Drejtorin Rajonal të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) Vlladimir Rahmanin u përqendrua në forcimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy institucioneve.

Bisedimet theksuan lidhjen midis problemeve mjedisore dhe bujqësisë. Duke u nisur nga fakti që nevojitet një qasje dhe lidhje e integruar e të dy fushave, mundësitë për përfshirjen e FAO-s në periudhën e re të programimit të EU IPA 3 (2021-2027) u morën në konsideratë, veçanërisht në pjesën e BE-së për Prespën. U bisedua gjithashtu për përfshirjen e FAO në zbatimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Fondit Global Ekologjik dhe fondit të Gjelbërt Klimatik. Ministri Nuredini si një mundësi për veprim të përbashkët nënvizoi problemet me ndotjen e tokës, ndotjen industriale dhe mundësinë e përdorimit dhe zgjidhjes së këtyre problemeve përmes Fondit të Gjelbër të Klimës me të cilin tashmë kemi krijuar bashkëpunim.

Nuredini_ZOOM