OJQ-të Ditë e Hapur e Programit përreduktimin e ndotjes së ajrit 2020: Qeveria e zbaton planin për ballafaqimin me ndotjen e ajrit, të gjithë faktorët duhet që të përfshihen për të arritur më shumë konsumatorë të cilët nuk janë ndotës

VRSM_18092019_NVO_Otvoren den_2(18.09.2019) Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt Dita e Hapur për konsultime në sektorin civil për Programet për reduktimin e ndotjes së ajrit, ku fjalime mbajtën zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe Ana Çolloviq- Leshoska nga shoqata “Eko-vetëdija.”

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, në fjalimin e tij u koncentrua në masat e parashikuara në Programin për reduktimin e ndotjes së ajrit për vitin 2019 dhe i prezantoi Draft-Masat e pranuara për përfshirje në aktivitetet e propozuara në Program për të ardhmen vitin 2020.

„ E kemi përdorur Buxhetin e këtij viti për të investuar në zëvendësimin e burimeve jo-ekologjike të ngrohjes në 19 komuna, në disa shkolla fillore dhe kopshte, dhe thirrja për filtra në ndërmarrje të vogla dhe të mesme ende vazhdon, selia afariste e të cilave është në territorin e komunave që i takojnë Rajonit të planifikimit të Pollogut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një pilot projekt, d.m.th në ndërmarrjet që fatkeqësisht ndotin dhe këtu do të subvencionojmë plotësisht, si dhe 11,5 milion denarë janë ndarë për zonat e gjelbra urbane “, tha zv/ministri Makraduli, duke nënvizuar se përveç punës së grupit punues Interesektorial, përfshihen më shumë Ministri me aktivitete për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe njëherësh e fton komunitetin e biznesit për t’u përfshirë në mënyrë aktive në këtë proces.

Ai gjithashtu njoftoi edhe për zgjidhjen ligjore për të zëvendësuar stufat e drurit për familjet individuale me inverter (burim i rinovueshëm sipas standardeve të BE-së) që do të subvencionohen 100 përqind.

„Për 60katrorë, llogaritja thotë se do të ngrohej, me rehati më të madhe, me një inverter me efikasitet të lartë për rreth 11.800 denarë, ndërsa me dru i njëjti katorë është 60 përqind më i shtrenjtë “, tha zv.ministri Makraduli, duke shtuar se ai pret që më shumë familje të përfshihen në këtë iniciativë, duke bërë thirrje më të fuqishme të masave, të cilat nuk kanë vetëm efikasitet ekologjik por edhe ekonomik.

Zëvendësministri Makraduli gjithashtu informoi edhe përmasat e propozuara të rekomanduara nga anëtarët grupit punues intersektorial për vitin e ardhshëm që i referohen përmirësimit të gjendjes së sistemit të vëzhgimit meteorologjik dhe konkretisht për të marrë informacion cilësor meteorologjik, krijimin e një sistemi shëndetësor ekologjik informativ për monitorimin e efekteve nga ndotja e ajrit dhe përmirësimi i sistemit të monitorimit për zgjerimin e llojit të ndotësve, zhvendosjen e vendbanimeve të egra në Shkup, zëvendësimin e metodës së ngrohjes e objekteve të mbetura shëndetësore në qytetet më të ndotura dhe përshtatja e autobusëve të vjetër dhe makinerive ndërtimore që ndotin me instalimin e sistemeve speciale për të zvogëluar emetimet e dëmshme. Për më tepër, Programi për Zvogëlimin e Ndotjes së Ajrit 2020 propozon zhvillimin e një Strategjie Afatgjatë për Menaxhimin e Ndotjes së Ajrit si dhe krijimin e programeve për uljen e varfërisë së energjisë në nivelin komunal.

VRSM_18092019_NVO_Otvoren den_1Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në takimin me sektorin civil prezantoi disa fusha kryesore në të cilat Qyteti ka ndërmarrë hapa konkretë që kanë treguar rezultate, si krijimi i SHA Sistemete Energjisë së Qytetit, i cili është hapi më i madh që kemi ndërmarrë për të zgjidhur problemin në planin afatgjatë, duke pasur parasysh që një përqindje e madhe e ndotjes së ajrit vjen nga ngrohja e shtëpive.

“Sigurisht në këtë fushë ne vazhdojmë të subvencionojmë furnizimin e stufave eko, kondicionerët inverter, dhe gjithashtu kemi filluar subvencionimin e pastrimit të oxhaqeve shtëpiake”, shtoi kryetari i komunës Shilegov.

Ai theksoi se pjesë e aktiviteteve për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit është edhe përforcimi i mbikëqyrjes inspektuese të të gjithë faktorëve të mundshëm të ndotjes, për të cilat siç nënvizoi Shilegov, flet edhe dyfishimi i gjobave dhe paralajmërimeve.

“Sipas planit të punës të Inspektorëve të Mjedisit të Qytetit të Shkupit, janë kryer nga dy inspektime të rregullta në gjithsej 40 instalimet që i nënshtrohen Lejes së Integruar të Mjedisit B, për të cilët është përgjegjës Qyteti i Shkupit. Kontrollet janë intensifikuar në vendet e ndërtimit, me theks të veçantë në zonën në qendër të qytetit, por edhe në vendet e tjera më të mëdha të ndërtimit në komunat e tjera, si dhe në territorin e Komunës së Aerodromit ku janë përqendruar shumica e vendeve të ndërtimit “, tha kryetari Shilegov.

Ai u bëri thirrje organizatave të shoqërisë civile dhe mediave që t’i japin zë fushatës së re për të parandaluar djegien e kashtës, ku qytetarëve u ofrohet grumbullim falas i kashtës ose mbeturinave pas korrjes së produkteve bujqësore. Gjithashtu u përmend që për të përmirësuar efikasitetin e transportit publik faza përfundimtare është blerja e autobusëve eko-gaz, si dhe stimulimi i llojeve të tjera të transportit siç janë biçikletave dhe trotineteve.

Ana Çolovic-Lesoska nga shoqata„Eko-vetëdija“ tha se sipas analizave më të fundit të iniciativës qytetare, mbi 60 përqind e qytetarëve mendojnë se problemet mjedisore duhet të zgjidhen nga komunat dhe e njëjta përqindje e qytetarëve mendojnë se media nuk shkruan mjaftueshëm për problemet mjedisore.

Çolovic-Lesoska shtoi se sipas analizave, shumica e qytetarëve janë të informuar nga televizioni si medium dhe theksoi se është mirë që fushatat të zhvillohen në këtë mënyrë, pasi sipas sondazhit, më shumë se 70% e qytetarëve janë informuar përmes televizioneve.

” Mendoj se ky Partneritet duhet të sjellë fryte jo vetëm për këtë vit, por edhe për periudhën tjetër, po flas për një afat të gjatë 10 ose 20 vjet, sepse duhet të jemi të vetëdijshëm se ndotja e ajrit nuk është diçka që zgjidhet në një afat të shkurtër dhe diçka që mund të jemi të sigurt se ai zgjidhet me disa masa. Kjo është një luftë e gjatë dhe na pret shumë angazhim dhe punë afatgjatee të gjitha institucioneve, “tha përfaqësuesja e “ Eko-Vetëdija“.

Disa nga të pranishmit e OSHC-të prezantuan nisma për zbatimin e masave për të luftuar ndotjen e ajrit, disa nga masat përfshinin propozime për të identifikuar ndotësit industrialë me inspektime të zgjeruara, ndërsa u propozuan edhe aktivitete dhe masa të efikasitetit të energjisë dhe masa specifike për të luftuar të ashtuquajturën varfëri energjetike.

Në Ditën e Hapur të sotme për konsultime dhe propozime për zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe propozime për Programin 2020 u konkludua se përveç institucioneve, industrisë dhe sektorëve të tjerë është e nevojshme përfshirja më aktive e çdo qytetari dhe angazhim për ngritjen e vetëdijes mjedisore tek të rinjtë dhe qytetarët.