Mbrojtja e ujit dhe menaxhimi i burimeve të ujit temë e takimit të tretë tematik të ministrit Nuredini dhe organizatave të shoqëriveqytetare

средба со НВО_vodi (1)Në takimin e tretë me radhë tematik të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me përfaqësuesit e shoqërive qytetare, që u mbajt sot në hapësirat e MMJPH-së, temë e diskutimit ishte mbrojtja e ujit  dhe menaxhimit të burimeve të ujit në vend.

Kjo temëngjalli interesim të madh te të pranishmit dhe rezultoi në një diskutim të frytshëm shumëorësh, ku u shkëmbyen jo vetëm informacione të dobishme për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara në këtë fushë dhe mbi përparësitë e Ministrisë në periudhën e ardhshme, por edhe për mënyrat e mundshme për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë. Sektori joqeveritar theksoi fushat që nuk kanë informacione të mjaftueshme në dispozicion  dhe u shkëmbyen ide dhe zgjidhje të propozuara që kërkojnë një sinergji dhe bashkëpunim të mirë midis sektorit civil dhe institucioneve shtetërore. Të dy palët theksuan nevojën e takimeve më të shpeshta konstruktive për të diskutuar tema dhe detyra konkrete, duke kontribuar kështu përnjë zbatim më të shpejtë dhe më produktiv të prioriteteve të përcaktuara.