Përfshihuni në Zoohakaton rajonal virtual

hak6Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ju fton të bashkoheni në Zoohakaton rajonal virtual, i cili synon të ndihmojë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të kafshëve të egra. Ngjarja, e cila do të zhvillohet nga 6 deri më 8 nëntor 2020, është organizuar nga Ambasada Amerikane me partnerin e sa, Foundacionin„Free Spirit“.

Pjesëmarrjen tuaj mund të regjistroni në https://www.itfortheplanet.org/register/, dhe regjistrimi është i hapur deri më 25 tetor.

Zoohakatoni (Kopshti zoologjik) është një mënyrë unike e një vendi për të sjellë së bashku zgjidhje teknologjike që do të ndihmojnë në luftën kundër trafikimit të kafshëve të egra, prerjet e paligjshme të pyjeve, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut, nxitjen e inovacionit dhe edukimin e palëve të interesuara. Zoohakaton është një ngjarje globale. Këtë vit, për shkak të kufizimeve në lidhje me COVID-19, gjashtë gara virtuale do të mbahen në Zoohakaton nd;rsa vendi ynë është i përfshirë në ngjarjet për rajonin Evropian.

Ekipet e paraqitura duhet të përpunojnë një nga “deklaratat e problemeve” (“problem statements”) në lidhje me trafikimin e kafshëve të egra dhe të punojnë për të zhvilluar zgjidhje që mund të ndihmojnë në zbulimin e trafikimit të kafshëve të egra, zgjidhje që do të ndryshojnë kërkesën e tregut për jetë të egër ose krijimit të faqeve të internetit, aplikacioneve mobile, bazave të të dhënave virtuale ose softuerit arsimor publik.

Në fund të konkursit, ekipet virtualisht do të paraqesin zgjidhjet e tyre para vlerësuesve që do të zgjedhin zgjidhjen fituese për rajonin Evropian. Fituesit do të shpërblehen, gjë që do t’i ndihmojë ata të realizojnë idenë e tyre ose të zhvillojnë aftësi të reja, profesionale.

Një javë pas Zoohakatonit Evropian, ekipet fituese gjithashtu virtualisht do të paraqesin zgjidhjen e tyre fituese para vlerësuesive nga Uashingtoni, të cilët do të zgjedhin fituesin e çmimit global!

 

Për më shumë informacion në lidhje me ngjarjen, vizitoni faqen e internetit: https://www.itfortheplanet.org/about-the-hackathon-2020/.

Linqet me disa video të krijuara nga “Free Spirit” për ngjarjen

• Kodimi për t’i dhënë fund trafikut të kafshëve të egra:

http://zoohackathon.com/pastevents/

• gjuetia pa leje e kafsheve: https://youtu.be/GlNSqNKgIXo

- Komplet I mediave sociale: https://www.itfortheplanet.org/social-media-kit/

 

Për më shumë informacion mbi risitë e kaluara në Zoohakaton, vizitoni faqen : http://zoohackathon.com/pastevents/