Zgjidhje e re ligjore

Kumtesat
Zgjidhje e re ligjore për kontroll më efikas të ndotjes industriale
Zgjidhje e re ligjore
12.09.2025

Shkup, 12 shtator 2025 – Kuvendi sot miratoi Ligjin për kontrollin e emisioneve industriale, me të cilin kapacitetet industriale në vend do të duhet të punojnë sipas teknikave më të mira të disponueshme (BAT), si pjesë e harmonizimit me standardet mjedisore evropiane.

Me ligjin parashikohen kushte më të rrepta pune, ulje e emisioneve të lejuara, si dhe monitorim i detyrueshëm i ndotjes përmes laboratorëve të akredituar.

“Ligji do të sjellë ajër, ujë dhe tokë më të pastër, më pak mbetje dhe mbrojtje më të mirë të shëndetit.

Përfitimet kryesore nga ligji:

  • Mjedis më i pastër dhe shëndet më i mirë për qytetarët
  • Standardet mjedisore të detyrueshme për industrinë
  • Parimi i qartë “ndotësi paguan”
  • Transparencë dhe përfshirje e publikut në proceset vendimmarrëse
  • Kontroll inspektues efikas dhe sanksione për mosrespektim

Ligji është përgatitur me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit më të mirë të ndotjes industriale dhe afrimit me politikat mjedisore evropiane.

Submitted by alfa4 on 12.09.2025 - 19:30