
Shkup, 12.09.2025 – Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit Ambient – (ДАМСКАВ), në periudhën nga 10 deri më 12 shtator 2025 nuk janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare për SO₂, NO₂, CO dhe O₃.
Tejkalim i vlerës kufitare ditore për PM₁₀ (50 μg/m³) është evidentuar:
- në pikën matëse Lisiçe më 10.09.2025 me koncentrim prej 55.93 μg/m³, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës (19:00–02:00);
- në pikën matëse Qendër më 11.09.2025 me koncentrim prej 50.41 μg/m³.
Në përgjithësi, koncentrimet orare të PM₁₀ janë relativisht të ulëta në shumicën e pikave matëse në Shkup, me përjashtim të Lisiçes, ku janë vërejtur vlera më të larta gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ndërsa pasdite koncentrimet janë më të ulëta.