
Ju informojmë se nesër, e premte, më 27 qershor 2025, me fillim në ora 14:00, në Strugë do të fillon faza e parë e projektit madhor për rekonstruimin dhe zëvendësimin e rrjetit kryesor të ujësjellësit nga gypat prej azbesti.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë dhe do të japë deklaratë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti.
Ky projekt kapital, i financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, parasheh një investim prej rreth 90 milionë denarë (1.5 milionë euro) në fazën e parë. Qëllimi është përmirësimi i kushteve higjienike dhe forcimi i mbrojtjes së shëndetit publik përmes eliminimit të rrezikut nga çlirimi i fibrave të azbestit në sistemin e ujësjellësit.
Projekti përfshin rindërtimin e rrugës kryesore dhe 13 degëzimeve të saj, me një gjatësi totale prej 6.2 kilometrash, dhe do të zgjasë 12 muaj.
Ftojmë gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të marrin pjesë dhe të raportojnë nga vendi i ngjarjes.
