Japonia është e interesuar të ndajë përvojat dhe të investojë në teknologjitë e avancuara për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Мinistrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, zhvilloi takimin e parë protokollar me ambasadorin e Japonisë në vendin tonë, shkelqësia e tij Otsuka Kazuya.Sredba_Sukova_ambasador_Japonija

Në takim u diskutuan fushat e mjedisit jetësor që janë me interes të ndërsjellë dhe mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit.

Si temë bisede u hap çështja e situates me liqenin e Ohrit, systemin kolektor dhe pastrimin e ujërave të zeza. Ambasadori Kazuya shprehu interesim për të mbështetur mbrojtjen e ekosistemit të liqenit të Ohrit si një e mire botërore, përmes shkëmbimit të përvojave, qasjes dhe aplikimit të teknologjive inovative, veçanërisht në pastrimin e ujërave të zeza që derdhen në liqenin e Ohrit.

Ambasadori Kazuya prezantoi edhe Mekanizmin e përbashkët të Kreditimit si një angazhim bilateral i qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, i cili hap mundësinë për investime nga kompanitë japoneze nga sektori energjetik dhe aplikimin e teknologjive më moderne japoneze për reduktimin e emetimeve të CO2, dhe gjithashtu u njoftua interesimi i një kompanie specifike për të investuar në sistemet fotovoltaike.