U mbajt një panel diskutimi me temë “Aftësitë për një qytet të gjelbër”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot hapi panel diskutimin me temë “Aftësitë për një qytet të gjelbër”, organizuar në kuadër të projektit “Platforma evropiane për ekselencë në arsimin profesional dhe aftësimin për inovacion të gjelbër – GREENOVET” dhe iniciativën ” Java evropiane e shkathtësive profesionale “.

vestini za zelen grad

Zëvendësministrja Oxhaklieska, duke theksuar se udhërrëfyesi për tranzicionin e gjelbër është qartë i përvijuar në politikat strategjike kombëtare të vendit tonë, në fjalën hyrëse shtoi se nevojat e imponuara nga tranzicioni i gjelbër duhet të adresohen me staf të përgatitur profesional dhe trajnime në këtë fushë.

- Për këtë arsye, besoj se mundësitë e ofruara nga projektet si “Platforma Evropiane për Ekselencë në Arsimin dhe Trajnimin Profesional për Inovacionin e Gjelbër – GREENOVET” janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbështet integrimin e mbrojtjes së mjedisit në procesin arsimor, përmes programeve arsimore, si programi GLOBE, duke mbështetur projektet arsimore, edukative dhe ekologjike, shkëmbimin e njohurive dhe financimin e kërkimit shkencor të projekteve inovative përmes Programit vjetor për financimin e projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit – tha Oxhaklieska.

Sipas saj, e gjithë kjo do të nxisë krijimin e më shumë “punëve të gjelbra”, term i futur nga politikat moderne, i cili do të njihet si përfitim për qytetarët dhe për përmirësimin e kushteve në mjedisin ku jetojmë.

vestini_za_zelen_grad

Në këtë manifestim mori pjesë edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Projekti GREENOVET prodhon ngritjen e Qendrave për Përsosmëri në Arsimin dhe Trajnimin Profesional në fushën e inovacionit të gjelbër në të gjithë Evropën dhe ofron një platformë për ndërlidhjen e shkollave evropiane për arsimin dhe trajnimin profesional në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar, duke përfshirë partnerët kryesorë në ekosistemet lokale dhe rajonale për inovacion dhe aftësi.