Vizita e konfirmuar e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshë Ekzekutive e UNEP Inger Andersen në vendin tonë

Në takimin e sotëm me delegacionin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) nga zyra e projektit në Vjenë të udhëhequr nga Sonja Gebert me ministren e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova dhe përfaqësues të MMJPH-së u konfirmua bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet këtyre dy institucioneve, gjithashtu u diskutua edhe për statusin e realizimit të projekteve aktuale dhe planet për aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Потврдена посета на генералниот секретар на Обединети нации и извршен директор на УНЕП Ингер Андерсен на нашата држава

Потврдена посета на генералниот секретар на Обединети нации и извршен директор на УНЕП Ингер Андерсен на нашата држава

U diskutua për zbatimin e projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës përmes forcimit të kornizës ligjore dhe institucionale, ngritja e kapaciteteve dhe restaurimi i zonave malore më të cenueshme dhe përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura” të zbatuar në Maqedoninë e Veriut dhe gjithashtu diskutuan edhe për projektin që tashmë duhet të fillojë “Forcimi i kapaciteteve dhe njohurive për të aplikuar një qasje të integruar të peizazhit për të arritur neutralitetin për qëllimet e degradimit të tokës dhe biodiversitetit në Malin Sharr në Maqedoninë e Veriut”.
Theksi në bisedime u vu në koordinimin dhe përcaktimin e agjendës për vizitën e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe Drejtoreshë Ekzekutive e UNEP Inger Andersen, e cila do të jetë për një vizitë pune në vendin tonë nga data 31 maj deri më 1 qershor.
Kjo është vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë të UNEP-it në rajonin tonë dhe është një përgjigje ndaj ftesës së dërguar nga delegacioni ynë gjatë pjesëmarrjes në takimin e 15-të të Konferencës së Palëve të Konventës së KB-së për Diversitetin Biologjik (CBD COP 15) në Montreal.