Oxhaklieska hapi punëtorinë hyrëse për zhvillimin e planeve lokale të veprimit për mjedisin

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, mori pjesë në punëtorinë hyrëse për zhvillimin e Planeve Lokale të Veprimit Mjedisor (LEAP), e cila u mbajt në kuadër të Projektit “Promovimi i menaxhimit të qëndrueshëm të tokës, duke përforcuar kuadrin ligjor dhe institucional,   ngritjen e kapaciteteve dhe restaurimin e zonave malore më të cenueshme”.

Zëvendësministrja Oxhaklieska në fjalën e saj theksoi se gjatë zbatimit të projektit do të ndërmerren aktivitete për krijimin e një udhërrëfyesi për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm, human, prosperues për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme, përkatësisht Planet Lokale të Veprimit për Mjedisin të  cilat do të përgatiten për komunën  e Haraçinës, Sarajit, Zhelinës dhe Jegunovcës. Për komunat e Likovës dhe Gazi Babës, të cilat tashmë kanë përgatitur dokumentet e LEAP-it, do të përgatiten plane për mbrojtjen nga erozioni dhe vërshimet e ujërave, me qëllim të ruajtjes së tokës si një resurs i rëndësishëm.

Оџаклиеска ја отвори воведната работилница за изработка на Локални Акциони Планови

-  Një risi që do të kontribuojë në projektin e përgjithshëm është edhe komponenti për shfrytëzimin e tokës dhe vlerësimin e shërbimeve të ekosistemit për ekosistemet pyjore dhe barishtore në zonën e gjashtë komunave: Haraçinë, Gazi Babë, Likovë, Saraj, Jegunovc dhe Zhelinë. Këto komuna janë përzgjedhur si komunat  nga më të cenueshmet për sa i përket përdorimit dhe degradimit të tokës. Për ta do të bëhet vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit për ekosistemet e pyjeve dhe kullotave, për të kontribuar në përpjekjet e tyre për menaxhim të qëndrueshëm të tokës, me fokus të veçantë në pyjet dhe kullotat – tha Oxhaklieska.

Sipas saj, synimi është që të zhvillohet dhe forcohet politika kombëtare dhe kapaciteti institucional për menaxhim të qëndrueshëm të tokës dhe të kontribuohet në arritjen e qëllimit kombëtar për neutralitet për degradimin e tokës me menaxhim të integruar të peizazhit në ekosistemet malore veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

2-3

Projekti mbështetet financiarisht nga Fondi Global Ekologjik, dhe zbatohet përmes  UNEP-it Programit të OKB dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Qëllimi i tij përfundimtar është të reduktojë degradimin e tokës dhe të krijojë një sistem të menaxhimit të integruar të burimeve natyrore në vendin tonë, me të cilin edhe ne do të japim një kontribut konkret në mbrojtjen globale të mjedisit.