Është miratuar Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr” për periudhën 2022 – 2031

Pas konsultimeve afatgjata por të frytshme në nivel ekspertësh, u soll dhe u miratua Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, për periudhën 2022 – 2031.Shara

Në këtë proces transparent u përfshinë rreth 70 ekspertë dhe morën pjesë rreth 30 përfaqësues të palëve të ndryshme të interesuara.

Plani i Menaxhimit do të jetë një mjet për Ndërmarrjen Publike Parku Kombëtar “Mali Sharr”, për të siguruar mbrojtjen e diversitetit biologjik dhe ruajtjen e kafshëve të egra në park, por edhe për të përmirësuar mirëqenien e populates lokale, përmes krijimit të vendeve të gjelbra të punës dhe përmirësimit të infrastrukturës dhe shërbimeve të gjelbra. Prandaj ne mbetemi të përkushtuar ndaj gjithë këtij procesi sepse vlerat e identifikuara natyrore dhe socio-ekonomike nuk do të kenë shumë rëndësi, përderisa nuk dimë t’i vlerësojmëe dhe të sigurojmë menaxhim të qëndrueshëm. Pas sjelljes dhe miratimit të Planit të Menaxhimit, ne drejtojmë fokusin tonë drejt qëllimit të përbashkët, menaxhimin e qëndrueshëm të Malit Sharr me vlerat e tij të shumta ekologjike, sociale dhe kulturore.

Miratimi i planit është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet Zyrës Rajonale për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) dhe IUCN, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Institutit Publik Parku Kombëtar “Mali Sharr”.

Shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha palët e përfshira, ekspertët vendas dhe të huaj për entuziazmin dhe mbështetjen e madhe në këtë proces të gjatë.

Së bashku mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e Malit Sharr.