Shpallje PËR ANGAZHIM TË EKSPERTËVE KOMBËTARË PËRMES PROJEKTIT “FORCIMI I KAPACITETEVE KOMBËTARE PËR ZBATIMIN E KONVENTËS SË MINAMATËSPËR ZHIVËN ME FOKUS NË PËRGATITJEN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR IDENTIFIKIMIN E LOKACONEVE KONTAMINUARA ME ZHIVË”

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes zyrës së projektit për ndotës organikë të padegradueshëm (POPs), është në fazën e zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën me fokus përgatitjen e strategjisë për vlerësimin e zonës së kontaminuar me zhivë”. Projekti synon të forcojë kapacitetet kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën duke azhurnuar inventarët ekzistues të zhivës, duke identifikuar prioritetet kombëtare në menaxhimin e zhivës, duke miratuar një Plan Kombëtar të Zbatimit gjithëpërfshirës dhe një strategji të detajuar për vlerësimin e vendeve të kontaminuara me zhivë.

Shpallja publike u referohet pozitave të mëposhtme:

1. Ekspert senior kombëtar 1 – për të azhurnuar inventarin e zhivës

Lokacioni: Shkup dhe disa lokacione në vend

Kohëzgjatja: 1 vit  llogaritur nga dita e nënshkrimit të kontratës për angazhim

Paga bazë: 31.000 denarë bruto (objekt i tatimit mbi të ardhurat personale)

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore:

Eksperti senior kombëtar 1 do të angazhohet herë pas here për një periudhë 1 vjeçare, për zbatimin e aktiviteteve që lidhen me komponentin e parë të projektit, gjegjësisht, “Azhurnimi i inventareve të zhivës”, inventarë të cilët janë përgatitur në kuadër të projektit “Vlerësimi fillestar i situatës me zhivën në  në Republikën e Maqedonisë”. Roli i ekspertit senior 1 është të sigurojë që aktivitetet e projektit në lidhje me azhurnimin e inventarit të zhivës të rezultojnë me prodhimin e një inventari cilësor të çlirimeve të zhivës, të cilat çlirime dhe emetimet do të kuantifikohen në një mënyrë që siguron një shkallë të lartë të vlefshmërisë së vlerësimeve .

Në koordinim të ngushtë me anëtarët e Ekipit të projektit si dhe me ekspertin senior 2 dhe ekspertin Junior, eksperti senior kombëtar 1 do të ndihmojë partnerët e projektit në zbatimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit duke kryer sa vijon:

• Rishikimin e inventarit ekzistues të zhivës dhe identifikimi i mangësive në inventar;

• Përcaktimin e matricave për kampionim dhe analizë (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior) me qëllim tejkalimin e mangësive të identifikuara në inventar, si dhe hartimin e një plani për marrjen e mostrave nga matricat e ndryshme;

• Përcaktimi i grupeve të punës për azhurnimin e inventarit tëzhivës si dhe përcaktimi i planit të punës dhe detyrave të grupeve të punës (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior);

• Marrja e mostrave të matricave të përcaktuara (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior),     ambalazhimi i tyre përkatës, shënjimi dhe dërgimi për analizë në një laborator të akredituar për praninë e mundshme të zhivës në to;

• Pjesëmarrja në punëtorinë hyrëse me qëllim njohjen e palëve të interesuara me aktivitetet e projektit, si dhe me përfshirjen e tyre në to;

• Zbatimi i trajnimit të grupeve të punës të formuara për azhurnimin e inventarit të zhivës (në bashkëpunim me ekspertë të tjerë senior dhe junior);

• Përpunimi i të dhënave nga grupet e punës (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior);

  • Azhurnimi i inventarit ekzistues të zhivës bazuar në të dhënat dhe analizat e përpunuara (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior  dhe junior).

Kualifikimet e nevojshme:

- Shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,

- Me vendim gjyqësor të formës së prerë nuk është dënuar me ndalim të ushtrimit të profesionit,    veprimtarisë apo detyrës.

Niveli i kualifikimit:

- Magjistër ose Doktor i Shkencave në fushën e shkencave kimike, teknologjisë, mjedisit jetësor ose inxhinierisë mekanike;

- Të paktën 10 vjet përvojë dhe njohuri të shkëlqyera eksperte në fushën e mjedisit jetësor, menaxhimit të kimikateve dhe me përvojë në kiminë analitike dhe përgatitjen e inventareve kimike, veçanërisht të inventareve të zhivës;

- Njohuri për të gjithë ciklin jetësor të kimikateve në proceset industriale;

- Përvojë në zbatimin e Konventave ndërkombëtare për kimikatet, veçanërisht Konventën Minamata për zhivën. Pjesëmarrja në punën e grupeve të punës të Konventës së Minamatës do të konsiderohet si avantazh;

- Njohuri për manualet ndërkombëtare për menaxhim të pranueshëm ekologjik të mbetjeve që përmbajnë ose janë të kontaminuara me zhivë ose komponime të zhivës, dhe në veçanti manualin e UNEP-it “Manual për identifikimin dhe sasinë e çlirimeve të zhivës”.

2. Eksperti senior kombëtar 2 – për të azhurnuar inventarin e zhivës

Lokacioni: Shkup dhe disa lokacione në vend

Kohëzgjatja: 1 vit  llogaritur nga dita e nënshkrimit të kontratës për angazhim

Paga bazë: 26.000 denarë bruto (objekt i tatimit mbi të ardhurat personale)

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në fazën e zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën me fokus në zhvillimin e strategjisë për vlerësimin e  lokacionit të kontaminuar me zhivë”. Projekti synon të forcojë kapacitetet kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën duke azhurnuar inventarët ekzistues tëzhivës, duke identifikuar prioritetet kombëtare në menaxhimin ezhivës , duke miratuar një Plan kombëtar të zbatimit gjithëpërfshirës dhe një strategji të detajuar për vlerësimin e vendeve të kontaminuara me zhivë.

Eksperti senior kombëtar 2 do të punësohet herë pas here për një periudhë 1 vjeçare, për realizimin e aktiviteteve që lidhen me komponentin e parë të projektit, gjegjësisht, “azhurnimin e inventarëve të zhivës” të cilët inventarë janë përgatitur në kuadër të projektit “Vlerësimi fillestar i gjendjes me zhivë në Republikën e Maqedonisë”. Roli i ekspertit senior 2 është të sigurojë që aktivitetet e projektit që lidhen me azhurnimin e inventarit të zhivës të rezultojnë në prodhimin e një inventari cilësor të çlirimeve të zhivës të cilat çlirime dhe emetimet do të kuantifikohen në një mënyrë që siguron një shkallë të lartë të vlefshmërisë së vlerësimeve .

Në koordinim të ngushtë me anëtarët e Ekipit të projektit, si dhe me ekspertin senior 1 dhe ekspertin junior, eksperti senior kombëtar 2 do të ndihmojë partnerët e projektit në zbatimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit duke kryer sa vijon:

• Rishikimin e inventarit ekzistues të zhivës dhe identifikimi i mangësive në inventar;

• Përcaktimi i matricave për kampionim dhe analizë (në bashkëpunim me ekspertin tjetër të lartë) me qëllim tejkalimin e mangësive të identifikuara në inventar, si dhe hartimin e një plani për marrjen e mostrave nga matricat e ndryshme;

• Përcaktimi i grupeve të punës (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior) për azhurnimin e inventarit të zhivës, si dhe përcaktimin e planit të punës dhe detyrave të grupeve të punës;

• Marrja e mostrave të matricave të përcaktuara (në bashkëpunim me ekspertin tjetërsenior), paketimin dhe shënjimi i duhur i tyre;

• Pjesëmarrja në punëtorinë hyrëse me qëllim njohjen e palëve të interesuara me aktivitetet e projektit, si dhe me përfshirjen e tyre në to;

• Zbatimi i trajnimit të grupeve të punës të formuara për azhurnimin e inventarit të zhivës (në bashkëpunim me ekspertë të tjerë senior dhe junior);

• Pjesëmarrja në përpunimin e të dhënave nga grupet e punës (në bashkëpunim me ekspertin tjetër senior);

• Pjesëmarrja në azhurnimin e inventarit ekzistues të zhivës bazuar në të dhënat dhe analizat e përpunuara.

Kualifikimet e nevojshme:

- Shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,

- Me vendim gjyqësor të formës së prerë nuk është dënuar me ndalim të ushtrimit të profesionit,    veprimtarisë apo detyrës.

Niveli i kualifikimit:

- Të paktën 10 vjet përvojë dhe njohuri të shkëlqyera eksperte në fushën e mjedisit jetësor, menaxhimit të kimikateve dhe me përvojë në kiminë analitike dhe përgatitjen e inventareve kimike, veçanërisht të inventareve të zhivës;

- Njohuri për të gjithë ciklin jetësor të kimikateve në proceset industriale;

- Përvojë në zbatimin e Konventave Ndërkombëtare për kimikatet,

- Përvojë në zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën,

- Njohuri për manualet ndërkombëtare për menaxhim të pranueshëm ekologjik të mbetjeve që përmbajnë ose janë të kontaminuara me zhivë ose komponime të zhivës, dhe në veçanti manualin e UNEP-it “Manual për identifikimin dhe sasinë e çlirimeve të zhivës”.

3. Ekspert junior kombëtar – për të azhurnuar inventarin e zhivës

Lokacioni: Shkup dhe disa lokacione në vend

Kohëzgjatja: 1 vit  llogaritur nga dita e nënshkrimit të kontratës për angazhim

Paga bazë: 21.000 denarë bruto (objekt i tatimit mbi të ardhurat personale)

Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore:

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është në fazën e zbatimit të projektit “Forcimi i kapaciteteve kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën me fokus në zhvillimin e strategjisë për vlerësimin e  lokacionit të kontaminuar me zhivë”. Projekti synon të forcojë kapacitetet kombëtare për zbatimin e Konventës së Minamatës për zhivën duke azhurnuar inventarët ekzistues tëzhivës, duke identifikuar prioritetet kombëtare në menaxhimin ezhivës , duke miratuar një Plan kombëtar të zbatimit gjithëpërfshirës dhe një strategji të detajuar për vlerësimin e vendeve të kontaminuara me zhivë.

Eksperti senior kombëtar 2 do të punësohet herë pas here për një periudhë 1 vjeçare, për realizimin e aktiviteteve që lidhen me komponentin e parë të projektit, gjegjësisht, “azhurnimin e inventarëve të zhivës” të cilët inventarë janë përgatitur në kuadër të projektit “Vlerësimi fillestar i gjendjes me zhivë në Republikën e Maqedonisë”. Roli i ekspertit senior 2 është të sigurojë që aktivitetet e projektit që lidhen me azhurnimin e inventarit të zhivës të rezultojnë në prodhimin e një inventari cilësor të çlirimeve të zhivës të cilat çlirime dhe emetimet do të kuantifikohen në një mënyrë që siguron një shkallë të lartë të vlefshmërisë së vlerësimeve .

Në koordinim të ngushtë me anëtarët e Ekipit të projektit, si dhe me dy ekspertët senior, eksperti  junior kombëtar do të ndihmojë partnerët e projektit në zbatimin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit duke kryer sa vijon:

  • Përcaktimi i grupeve të punës (në bashkëpunim me ekspertë senior) për azhurnimin e inventarit tëzhivës, si dhe përcaktimi i planit të punës dhe detyrave të grupeve të punës;
  • Pjesëmarrja në punëtorinë hyrëse me qëllim njohjen e palëve të interesuara me aktivitetet e projektit, si dhe me përfshirjen e tyre në to;
  • Asistencë e ekspertëve seniorë në kryerjen e trajnimeve të grupeve të punës të formuara për azhurnimin e inventarit të zhivës;
  • Komunikimi me anëtarët e grupeve të punës për mbledhjen e të dhënave të nevojshme;
  • Asistencë e ekspertëve seniorë në azhurnimin e inventarit ekzistues të zhivës bazuar në të dhënat dhe analizat e përpunuara.

Kualifikimet e nevojshme:

- Shtetësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Të ketë aftësi të përgjithshme shëndetësore për vendin e punës,

- Me vendim gjyqësor të formës së prerë nuk është dënuar me ndalim të ushtrimit të profesionit,    veprimtarisë apo detyrës.

Niveli i kualifikimit:

- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën e shkencave kimike, teknologjike, mjedisore ose inxhinieri mekanike. Preferohet një diplomë master në fushat e mësipërme;

- Të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të kimikateve në mjedisin jetësor;

- Eksperiencë në regjistrimin e inventarëve të grupeve të ndryshme të kimikateve;

- Zbatimi i Konventave ndërkombëtare për kimikatet.

MËNYRA E APLIKIMIT

Aplikimet duhet të dorëzohen në anglisht dhe duhet të përfshijnë dokumentet e mëposhtme:

- Një letër motivimi jo më e gjatë se një faqe, në të cilën do të tregohen arsyet kryesore të aplikimit;

- Biografi në formatin e standardizuar Europass;

- 1 (një) rekomandim nga angazhimet e mëparshme në pozicione të njëjta/të ndërlidhura.

Aplikacionet dorëzohen në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme: s.andonova@pops.org.mk

Afati i fundit për regjistrim është 09.12.2022, deri në orën 23:59 (Koha e Evropës Qendrore).

Kandidatët do të vlerësohen në bazë të një metodologjie të përcaktuar më parë, brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i shpalljes. Ky afat mund të zgjatet në rast të një numri më të madh aplikimesh të pranuara.