NUREDINI: Shoqëria e fortë civile ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-Svest Ana Çoloviq Leshoska për projektin Organizatat civile në veprim për ndryshimet klimatike”.  

Projekti do të realizohet si bashkëpunim i Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-Svest, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (SHMJR) dhe Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve (CNVP),  dhe mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).  

Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, MMJPH konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe energjetike, e cila luan një rol të rëndësishëm në proceset e dekarbonizimit, transformimit dhe rivitalizimit të shoqërisë, të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, sigurimi i mjedisit të pastër jetësor dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve në Republikën e  Maqedonisë së Veriut.