NUREDINI:  Zonat e mbrojtjes rreth objekteve të ujësjellësit publik duhet të rregullohen qartë ligjërisht

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ka zhvilluar takim me drejtoreshën e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Renata Mlladenovska, me të cilën ka biseduar për sfidat me të cilat përballet vendi ynë në procedurën e përcaktimit të zonave mbrojtëse rreth objekteve për ujësjellës publik.Sredba_Nuredini_Renata Maladenovska

Ministri Nuredini theks të veçantë vuri në nevojën e miratimit të njëzet e dy propozim-Vendimeve për përcaktimin e zonave mbrojtëse për trupat ujorë që përdoren për konsum njerëzor, si dhe mënyrën e miratimit të tyre nga Qeveria e RMV-së.

Drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror, Renata Mlladenovska, falënderoi për ftesën dhe mbështetjen në procedurën për përcaktimin e zonave mbrojtëse rreth objekteve të ujësjellësit publik.

Ministri dhe drejtoresha u dakorduan se furnizimi me ujë të pijshëm të sigurt është prioriteti kryesor i vendit tone dhe se të gjithë qytetarët e këtij vendi e meritojnë këtë të drejtë, e cila është e garantuar me Kushteturë.

Për këtë qëllim, të dy u zotuan se në periudhën e ardhshme do të punojnë në mënyrë intensive në miratimin e të gjitha propozim-Vendimeve për përcaktimin e zonave mbrojtëse rreth trupave ujorë që përdoren për konsum njerëzor.