Mbi 185 tonë mbeturina të mbledhura dhe të përzgjedhura në aksionin pranveror PASTRIM GJENERAL FUNDJAVE 2022

Pjesëmarrësit në aksionin më të madh të pastrimit deri më tani në vend – “Pastrim gjeneral fundjave 2022”, kanë grumbulluar 185 tonë mbeturina, organizuar nga Man & Mountain së bashku me Pivara Shkup dhe Pakomak të mbështetura nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Aksioni mjedisor u zhvillua nga data 6 deri më 8 maj në 26 komuna në të gjithë vendin, aksion në të cilin morën pjesë mbi 8000 vullnetarë, 8 herë më shumë se vitin e kaluar, që edhe njëkohësisht e bën atë një nga aksionet më masive mjedisore që deri më tani janë zbatuar në vendin tonë. Sipas rezultateve, çdo vullnetarë ka mbledhur 25 kilogramë.

generalka vikend

Duke përgëzuar suksesin e organizatorëve të aksionit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në promovimin e sotëm të rezultateve të aksionit theksoi se vendosja e suksesshme e një sistemi të qëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave si imperativ në mbrojtjen e mjedisit jetësor duhet të vëzhgohet me ndërtimin e zakoneve dhe një shkalle të ndërgjegjësimit social lidhur me menaxhimin e mbeturinave.

“Аksioni tregon rëndësinë e secilit prej palëve në procesin e veprimit me mbeturinat dhe ka një rol të dyfishtë – zhvillon ndërgjegjësimin për asgjësimin e duhur, zhvillon shprehi pozitive për përzgjedhje dhe zhvillon nevojën për ruajtjen e mjedisit jetësor. Por gjithashtu, duke shndërruar një sasi të caktuar të mbeturinave të grumbulluara në plantacione pemësh që do të mbillen në vende të përzgjedhura, mbeturinat konvertohen në një mal të gjelbëruar ose park që është një përfitim i dukshëm për të gjithë. Ky është një shembull i shkëlqyer se si me një qasje inovative, kreativitet dhe vullnet të reciklohen mbeturinat e së kaluarës, dhe se mund të ndërtohet një e ardhme e gjelbër”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

generalka vikend_1

“Kryesisht, ky aksion mjedisor ndihmon përpjekjet tona për ta ndërtuar vendin tonë si një vend pa mbeturina, që është plotësisht në përputhje me nismën tonë globale – Një botë pa mbeturina. Po aq e rëndësishme, në bazë të rezultateve të shkëlqyera të arritura fundjavën e kaluar, hap mundësinë për të kontribuar në pyllëzimin dhe për të mbështetur përpjekjet tona për reduktimin e emetimeve të CO2, që është në përputhje me qëllimin tonë global për të arritur emetimet neto zero të CO2 deri në vitin 2040. Arritja e dytë e rëndësishme është numri i madh i vullnetarëve që vendosën të kushtojnë kohën e tyre dhe të kontribuojnë personalisht në këtë nismë. Në emër të Pivara Shkupi, dua t’i falënderoj nga zemra. Ju jeni ambasadorë të vërtetë për krijimin e kulturës së sjelljes së qëndrueshme” tha drejtori i përgjithshëm i Pivara Shkup, Goran Sladiq, duke theksuar se sipas rezultateve të arritura “Pastrim gjeneral fundjave 2022” i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Pakomak siguroi të gjithë infrastrukturën e nevojshme për grumbullimin, përzgjedhjen dhe trajtimin e duhur të mbeturinave.

“Pakomak mbështet gjithmonë aksionet për grumbullimin e mbeturinave në ambiente publike. Nga përvoja jonë e deritanishme, 90% e atyre që morën pjesë në aksione të tilla për grumbullimin e mbeturinave të hedhura pa kujdes nga bashkëqytetarët tanë, asnjëherë më nuk hedhin mbeturinat jashtë kazaneve apo kontejnerëve. Për më tepër, ata bëhen promovues të natyrës dhe mjedisit jetësor të pastër. Me aksionin e javës së kaluar, vendi fitoi promotorë dhe ambientalistë, që arritën të grumbullojnë një sasi të madhe të mbeturinave të ndryshme. Imagjinoni që sot kamionët me mbeturina nga Tetova dhe Manastiri të hedhin të gjitha mbeturinat e grumbulluara na qyteti në natyrë… aq përafërsisht është sasia e mbeturinave të grumbulluara në këtë aksion, mbeturina të grumbulluara nga fushat, pyjet dhe lumenjtë tanë… Ne si Pakomak, një pjesë të këtyre mbeturinave të reciklueshme do ta dërgojmë për përpunim të mëtejshëm në lëndë të para të reja, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre vetëm do të asgjësohet siç duhet… Përzgjedhja e mbeturinave nga shtëpia dhe depozitimi në kontejnerë të veçantë është ende opsioni më i mirë” tha drejtori ekzekutiv i Pakomak, Filip Ivanovski.

generalka vikend_2

Ndryshe, aksioni mjedisor “Pastrim general fundjave 2022” planifikohet të përsëritet çdo vit deri në vitin 2031, me qëllim që të pastrohet i gjithë vendi nga mbeturinat dhe të zbatohet një sistem i qëndrueshëm për përzgjedhjen dhe menaxhimin e mbeturinave.

“Duam të falënderojmë secilin pjesëmarrës individual që ishte pjesë e PASTRIM GJENERAL FUNDJAVE 2022. Treguam se deri në vitin 2031, në 40 vjetorin e pavarësisë së vendit, së bashku mund të arrijmë qëllimin që kemi vendosur, që është pastrimi i vendit tonë nga mbeturinat. Ne duam t’i bëjmë të gjithë njerëzit përsëri krenarë për vendin e tyre dhe të mbahen mend si gjeneratë që kthehu shpresën dhe dashurinë në tokën e diellit”, thanë përfaqësuesit e Man and Mountain.

Së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, në vjeshtë për çdo 10 kilogramë mbeturina që do të grumbullohen gjatë PASTRIM GJENERAL FUNDJAVE, do të mbillet një pemë në plantacionet pyjore të quajtura “MALI ME DIELL”.