MMJPH: Po përfundojmë pastrimin e lindanit nga Ohisi me UNIDO, po vazhdojmë me UNOPS

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zyra e Ndotësve Organikë të Qëndrueshëm sot mbajtën ngjarjen finale të projektit “Heqja e barrierave teknike dhe ekonomike për fillimin e aktiviteteve të pastrimit në vendet e kontaminuara me izomerë të lindanit në OHIS”, i zbatuar përmes UNIDO si agjencia zbatuese, në bashkëpunim me Zyrën e Projektit për Ndotës Organikë të Qëndrueshëm (POPs) në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dhe financohet nga Fondi Global i Mjedisit (GEF).

МЖСПП Завршуваме со чистењето на линданот од Охис со УНИДО, продолжуваме со УНОПС

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, në fjalën e tij hapëse në këtë ngjarje, theksoi se bashkëpunimi i Qeverisë së RMV me të gjitha palët relevante në vend në të gjitha fazat e projektit ishte i një rëndësie kyçe për realizimin e suksesshëm të projektit. Duke marrë parasysh aspektin multisektorial të këtij projekti, për realizimin aktual Ministria, përmes Zyrës për POPs,  ofroi mbështetjen e nevojshme në nivele të shumta nga shumë institucione të shtetit nga fusha e shëndetësisë, ekonomisë, financave, vetëqeverisjes lokale,  doganat, transport dhe lidhje, si dhe mbështetja e publikut shkencor e profesional, industrisë, sektorit joqeveritar, medias.

IMG_20221206_153914

- U deshën më shumë se 15 vjet për të krijuar kushte për zbatimin e një projekti kaq specifik, i cili ka të bëjë me materiale shumë toksike të depozituara pranë një mjedisi urban. Megjithatë, kam kënaqësinë të konfirmoj se në kuadër të këtij projekti kemi arritur të përmbushim të gjitha qëllimet dhe detyrat e planifikuara, si dhe qëndrueshmërinë e aktiviteteve për pastrimin e mëtejshëm të pjesës tjetër të deponisë së vogël, duke mobilizuar fonde edhe nga burime të tjera të financimit – tha Nuredini.

IMG_20221206_154056

Zbatimi i projektit filloi në vitin 2015 dhe gjatë periudhës shtatëvjeçare u realizuan synimet kryesore të tij: krijimi i një korrnize ligjore, përmirësimi i politikave dhe forcimi i kapaciteteve institucionale dhe teknike për menaxhimin e vendeve të kontaminuara, si dhe krijimi i një mekanizmi  të qëndrueshëm financiar dhe teknik për sigurimin e fondeve për vazhdimin e aktiviteteve deri në rehabilitimin përfundimtar të zonës së kontaminuar të HCH dhe ndotësve të tjerë brenda rrethit të OHIS-it.

IMG_20221206_154154

Faza përfundimtare e të gjithë procesit ishte transportimi i mbetjeve dhe largimi përfundimtar i tyre nga Maqedonia, përmes Republikës fqinje të Greqisë në Francë dhe Holandë, ku u krye djegia ose sanimi shtesë i materialeve të mbeturinave dhe tokës. Megjithatë, pastrimi i lindanit dhe izomerëve të tij nga deponia e  vogël në Ohis vazhdon, me çrast njësi e zbatimit do të jetë UNOPS-i ndërsa  fondet sigurohen përmes Fondit Mjedisor Multi-Partner, të destinuara posaçërisht për pastrimin e Ohis-it, për të cilin posaçërisht kontribuon  Mbretëria e Norvegjisë dhe Qeveria e RMV-së, por edhe vetë Ministria nga buxheti i saj, ndërsa  mbështetje financiare ka dhënë edhe Delegacioni Evropian.

2-2