LAJMËRIM Për përgatitje të aktеve nënligjor nga fusha e ujërave

Sipas Ligjit për Ujërat (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 87/2008, 6/2009, 161/2009, 83/2010, 51/2011, 44/2012, 23/2013, 163/2013, 180 /2014, 146/2015 dhe 52/2016 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 151/2021) janë përgatitur draft tekste për aktet nënligjore në vijim:

  1. Dekreti për mënyrën e llogaritjes së njësisë së dëmit dhe mënyrën e pagesës së vlerës së ndryshueshme të shumës së kompensimit për shkarkimin në ujë.
  1. Rregullore për masat e nevojshme për monitorimin teknik të digave dhe objekteve dhe rezervuarëve shoqëruese
  1. Rregullore për formën dhe përmbajtjen e librit të ujit dhe mënyrën e krijimit dhe mirëmbajtjes së tij Në pajtueshmëri me Ligjin

Me qëllim të kyçjes së publikut në përgatitjen e akteve nënligjore, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në faqen e saj të internetit publikon tekstet e draft Rregulloreve në mënyrë që të marrin vërejtje dhe mendime për të njëjtat nga publiku dhe nga institucionet përkatëse.

Vërejtjet, komentet dhe mendimet tuaja për aktet nënligjore të lartpërmendura mund ti dorëzoni më së voni deri më 01.11.2022, në mënyrë të shkruar tek arkiva e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sheshi Presveta Bogorodica nr.3, 1000 Shkup ose në adresën elektronike që vijon: infoeko@moepp.gov.mk.