Sekretarja shtetërore Shukova në konferencën rajonale për tranzicionin e drejtë

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, ka mbajtur sot një fjalim në Konferencën Rajonale dyditore online për Tranzicionin e Drejtë, organizuar në kuadër të projektit “Organizatat civile në veprimin për ndryshimet klimatike”, mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim -SIDA dhe i udhëhequr nga Eko-vetëdija Shkup në bashkëpunim me organizatat partnere Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (SHMJR) dhe Fondacioni CVNP.

Државниот секретар Шукова на регионална конференција за праведна транзиција

Sekretarja shtetërore Shukova, vuri në dukje se me nënshkrimin e Deklaratës së Sofjes për Agjendën e Gjelbër, vendet e Ballkanit Perëndimor i janë bashkuar Komunitetit të Energjisë, që nënkupton ndarjen e sfidave të transpozimit dhe zbatimit të kërkesave të Udhërrëfyesit të Dekarbonizimit.

- Kjo paraqet sfida të caktuara për sa i përket kapacitetit raportues dhe do të duhet të përshtatim sistemin tonë ligjor me zhvillimet e reja në nivel të BE-së (të cilat janë mjaft dinamike) dhe të merremi me infrastrukturën administrative dhe gatishmërinë e industrisë dhe instalimeve për këtë, që kërkon veprim në të gjitha nivelet. Jemi të vetëdijshëm se tranzicioni nuk është, as nuk duhet të jetë i nxituar dhe i padrejtë – tha Shukova.

IMG_20220519_165227

Konferenca organizohet me qëllim që palët e interesuara nga rajoni i Ballkanit Perëndimor të ndajnë përvojat e tyre nga zbatimi i Tranzicionit të Drejtë, duke marrë parasysh lëvizjen e ekonomive në rajon dhe duke siguruar një tranzicion të drejtë në sektorin e energjisë.