Sekretarja shtetërore Shukova në panel diskutimin mbi kapacitetet institucionale për mbrojtjen e mjedisit jetësor

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë sot në panel diskutimin me temë “Kapacitetet institucionale për mbrojtjen e mjedisit jetësor”, qëllimi i të cilit është përcaktimi i sfidave me të cilat ballafaqohen institucionet në nivel qendror dhe lokal në drejtim të zbatimit të legjislacionit mjedisor, duke përfshirë strategjinë e shtetit për tejkalimin e sfidave të identifikuara.

Ngjarja u organizua nga shoqata e juristëve të rinj (SHMJR) në kuadër të projektit “Aksioni për mbrojtje të avancuar juridike dhe institucionale të ujërave”, financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni, dhe filloi me prezantimin e dokumentit të politikave publike “Kapacitetet institucionale të Sektorit të ujërave” për menaxhimin dhe mbrojtjen e ujërave” përgatitur nga SHMJR.

Државниот секретар Шукова на панел дискусија за институционалните капацитети за за

Në fjalën e saj, Shukova ndau sfidat aktuale me të cilat përballet Ministria e Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në zbatimin e legjislacionit mjedisor, si dhe shpjegoi në detaje aktivitetet, zgjidhjet e hartuara dhe të parapara afatgjata që Ministria planifikon t’i zbatojë në atë drejtim.

IMG_20221205_162249

Baza e panelit të sotëm ishte Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë së Veriut në kapitullin 27, ku vazhdimisht konstatohet se shteti ka kapacitet të pamjaftueshëm administrativ për të zbatuar legjislacionin mjedisor në nivel qendror dhe lokal, si dhe në në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese. Një pjesë e diskutimit u bazua edhe në faktin se shteti po përballet me sfida serioze sa i përket kapaciteteve institucionale për monitorimin, mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave, ndërkohë që nga hulumtimi u vu në dukje nevoja për forcimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e ujërave dhe koordinimin institucional të përmirësuar.