Ndërtojmë partneritete për zhvillimin e gjelbër dhe ruajtjen e mjedisit

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, ka zhvilluar një takim pune me drejtorin e Organizatës për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzit (CNVP) në Maqedoninë e Veriut, Nehat Ramadani.

Градиме партнерства за зелен развој и зачувување на животната срединаNë takim u diskutua për zhvillimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët që do të mundësojnë rritjen e gjelbër ekonomike në vend dhe mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit.

3CNVP është një fondacion holandez i themeluar në vitin 2012, i cili përmes filialeve punon dhe vepron në Ballkan dhe aktualisht zbaton projekte në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. CNVP ka krijuar tashmë një bashkëpunim të mirë me organizatat ndërkombëtare, shoqata që operojnë në territorin e vendit tonë dhe ka realizuar projekte të suksesshme që mbrojnë mjedisin dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së popullsisë vendase.