Ekoturizmi do të promovohet në zonat e mbrojtura

Zëvendësministrja e Mjedisitjetësor  dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska sot ka pasur një intervistë me themeluesin e shoqatës  Wild Europe (“Evropa e egër”), Jetmir Troshani, me çrast u diskutua për promovimin e ekoturizmit në zonat e mbrojtura në vendin tonë.

Zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vazhdimësi realizon aktivitete për vlerësimin  dhe rivlerësimin e zonave të mbrojtura dhe për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura.

Ќе се промовира екотуризмот во заштитените подрачја

- Ministria, në bashkëpunim me institucionet publike të parqeve kombëtare, ka përgatitur disa studime për zhvillimin turistik të parqeve kombëtare, duke pasur parasysh vlerat dhe kushtet specifike natyrore në zonat e mbrojtura. Në të njëjtën kohë, popullsia lokale dhe palët e tjera të interesuara janë të përfshirë në mënyrë aktive në zhvillimin e ardhshëm të turizmit dhe përdorimin e hapësirës në zonat e mbrojtura.

Vendi ynë po bën progres të dukshëm në fushën e mbrojtjes së natyrës. Zonat e mbrojtura sot mbulojnë 13,9% të territorit të vendit tonë, që i tejkalon parashikimet prej 11,5% të parapara në Studimin për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të përgatitur për Planin Hapësinor të Maqedonisë (2004).