Takimi Shukova – Hulmann: Zvicra është një partner i dëshmuar në mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendin tonë

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova zhvilloi takimin e pare të punës me ambasadoren e Zvicrës Veronique Hulmann, ku diskutuan për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve tona në fushën e mjedisit jetësor dhe planet e ardhshme për thellimin e bashkëpunimit. Gjatë kësaj bisede u theksua mbështetja afatgjate e qeverisë zvicerane në fushën e menaxhimit të ujërave, mbrojtjes së natyrës dhe reduktimit të rrezikut nga përmbytjet. Ministrja Shukova theksoi se përveç këtyre fushave, prioritet në periudhën e ardhshme do të jetë menaxhimi i mbeturinave dhe vendosja e sistemit rajonal të mbeturinave, që natyrisht kërkon mjete të mëdha financiare, forcimin e kapaciteteve në nivel lokal, si dhe koordinim i mirë i palëve të përfshira.

Средба Шукова - Улман Швајцарија е докажан партнер во заштитата на животната средина во нашата држава

Ambasadorja e Zvicrës Hulmann ka bërë të ditur se edhe pse Programi për Mbrojtjen e Natyrës i financuar nga ana e tyre është në fazën përfundimtare, ata janë të gatshëm të vazhdojnë të mbështesin proceset e mbrojtjes së natyrës. Gjithashtu, ambasadorja Hulmann njoftoi edhe për Programin e ri dhjetëvjeçar për menaxhimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nëntokësorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilin ngjarja hyrëse është planifikuar për nesër, më 9 mars.

Ajo që është paralajmëruar si mundësi është zhvillimi i projektit për mbrojtjen nga vërshimet në rajonin e Pollogut dhe aplikimi i rezultateve të fituara në territorin e gjithë vendit.