Takimi Shukova – Baumgartner: Shqyrtohen mundësi për bashkëpunim më intensiv në aktivitetet prioritare në mjedisin jetësor dhe projekte për pavarësi energjetike dhe dekarbonizim

Ambasadori francez shkelqësia e tij, Cyrille Baumgartner sot ka zhvilluar një vizitë protokollare tek ministrja e sapoemëruar e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, së cilës i dëshiroi mirëseardhje në funksionin e ri dhe sukses në kryerjen e detyrës dhe përballjen me sfidat mjedisore. Ambasadori Baumgartner konfirmoi përkushtimin e Francës për mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë në fushën e mjedisit jetësor dhe klimës, si dhe u diskutuan mundësitë e hapura për thellimit e bashkëpunimit në të ardhmen.Sredba_Sukova_francuski Ambasador_Bomgartner

Ministrja Shukova në fillim të takimit prezantoi prioritetet më urgjente në mjedisin jetësor. “Para së gjithash, në mënyrë intensive do të punohet për vendosjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në të gjitha rajonet e vendit”, theksoi Shukova dhe e informoi ambasadorin për gjendjen aktuale të aktiviteteve në këtë fushë mënyrat se si planifikon të zbatojë dhe koordinojë në periudhën e ardhshme, duke paralajmëruar një përfshirje më intensive të Qendrave për Zhvillim Rajonal në të gjithë procesin.Sredba_Sukova_francuski Ambasador_Bomgartner_2

Është diskutuar edhe nisma për vendosjen e policisë komunale, si një hallkë e rëndësishme që mungon për vendosjen e suksesshme të sistemeve të menaxhimit të mbeturinave.

Shkelqësia e tij, Baumgartner përmendi disa fusha të mundshme për riafirmimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit dypalësht dhe mbështetjes nga Franca. Në fushën e shfrytëzimit të burimeve të rinovueshme të energjisë, ai përmendi projektin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në Shtip dhe Sveti Nikollë, ku do të përdoret teknologji innovative që do të sigurojëe zhvillim ekonomik lokal dhe aplikim në agroenergji, dhe do të bëjë një kontribut të madh për pavarësinë energjetike dhe dekarbonizimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Gjelbër. Sipas ambasadorit, ky mund të jetë investimi më i madh në vend. U përmend edhe mundësia e hapur për vendosjen e linjës kreditore për financimin e kompanive dhe vetëqeverisjeve lokale, që do të realizohej përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut.Sredba_Sukova_francuski Ambasador_Bomgartner_1

U përmend edhe projekti i madh i Agjencisë Franceze të Zhvillimit për efikasitetin energjetik të ndërtesave, i cili mbulon 17 vende të botës, përfshirë Maqedoninë e Veriut, mundësinë e përdorimit të ndihmës teknike për trashëgiminë kulturore dhe ndihmës teknike për popullatën civile, zjarret, tokën, etj. Gjithashtu, u konfirmua se qeveria franceze i ofroi Ministrisë një ekspert teknik për mbështetje dhe shkëmbim përvojash.