Përforcohen kapacitetet për zbatimin e Direktivës së BE-së për Kopshtin Zoologjik për mbrojtjen e kafshëve të egra, ruajtjen e biodiversitetit dhe ruajtjen e kafshëve të egra në kopshtet zoologjike

zoo_1Punëtoria Rajonale TAIEX për zbatimin e Direktivës së BE-së për rruajtjen e kafshëve në kopshte zoologjike (Direktiva ZOO), mbahet sot dhe nesër në Shkup, në kuadër të projektit “Programi i BE-së për Partneritet i Mjedisit për Aderim (EPPA) në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hysen Xhemaili, gjatë hapjes, tha se një nga qëllimet kryesore të Direktivës së BE-së për kopshtin zoologjik është mbrojtja e faunës së egër, si dhe ruajtja e biodiversitetit dhe përforcimi i kapaciteteve të kopshteve zoologjike, akuariumeve, terrariumeve dhe objekteve të ngjashme që i referohen vendosjes së duhur të masave dhe aktiviteteve për kujdesin dhe mbarështimin e kafshëve.

- Gjithashtu, qëllimet e kësaj direktive parashikojnë që kopshtet zoologjike të marrin pjesë aktive në kërkimin shkencor dhe të mbajnë trajnime të cilat kontribuojnë në ruajtjen e specieve, të shkëmbejnë informacione me kopshte të tjera zoologjike dhe institucione të ngjashme, të inkurajojnë procesin arsimor dhe të rrisin nivelin e ndërgjegjësimit publik të rëndësisë dhe ruajtjes së biodiversitetit të kafshëve – shtoi drejtori Xhemaili.

Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të disa shteteve anëtare të BE-së, prej të cilëve dhjetra patën prezantime, me qëllim shkëmbimin e përvojave, këshillave dhe udhëzimeve se si të implementohet dhe zbatohet Direktiva e BE-së për kopshtin zoologjik. Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të dy kopshteve zoologjike në Shkup dhe Manastir.