Banka Botërore prezantoi propozimin e aktiviteteve për projektin “Menaxhimi i cilësisë së ajrit për pragjet e përzgjedhura në Ballkanin Perëndimor”

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot mbajti takim me ekipin e Bankës Botërore, me qëllim të njohjes së përfaqësuesve të MMJPH-së me qëllimin e projektit “Menaxhimi i cilësisë së ajrit për pragjet e përzgjedhura në Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Programit rajonal për mbështetjen teknike. Përveç Republikës së Maqedonisë së Veriut, në këtë projekt janë përfshirë edhe Republika e Kosovës dhe Bosnja e Hercegovina. Projekti do të zgjasë deri në mars 2024.Svetska Banka

Nga ana e përfaqësuesve të Bankës Botërore, në mbledhjen e sotme u prezantuan aktivitetet e propozuara për këtë projekt, të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen në zhvillimin e mëtejshëm të masave të përcaktuara në Planet lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit në fushën e energjetikës.

Aktivitetet synojnë zvogëlimin e emetimeve të grimcave të ngurta nga djegia e lëndëve djegëse në amvisëri, rritjen e sinergjisë me masat për përmirësimin e efikasitetit energjetik, inventarizimin e pajisjeve ngrohëse dhe zbatimin më funksional të subvencioneve në këtë sektor. Në të njëjtën kohë, u diskutua për mundësitë e aplikimit të modeleve për identifikimin e burimeve të ndotjes dhe vlerësimin e ndikimit të masave të zbatuara në cilësinë e ajrit. Gjithashtu u propozua që të bëhet një analizë e detajuar funksionale e MMJPH-së dhe institucioneve të tjera përkatëse për zbatimin e direktivave ajrore.

Në kuadër të projektit do të zhvillohen trajnime në nivel kombëtar dhe rajonal me qëllim të forcimit të kapaciteteve në nivel qendror dhe lokal në fushën e menaxhimit të cilësisë së ajrit.