Takim pune me kryetarin e komunës së Berovës, Pekevski

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, ku është biseduar për zbatimin e masave dhe aktiviteteve që do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së mbeturinave në Maleshevi, për disponueshmërinë e burimeve njerëzore,  shërbimeve  profesionale dhe mundësive të  financimit, përmes programeve përkatëse të MMJPH, me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të përshpejtuar të komunës.

Me këtë rast, zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të ofrojë mbështetje konkrete në përcaktimin dhe zbatimin e masave dhe aktiviteteve cilësore dhe të qëndrueshme për përmirësimin e gjendjes aktuale me mbeturinat në nivel lokal në komunën e Berovës, në përputhje me Planin e Menaxhimit të mbetjeve në RMV, 2021-2031, i cili ndër të tjera do të kontribuojë në përmirësimin e mundësive për zhvillimin e eko-turizmit në rajon.

Работна средба со градоначалникот на Берово, Пекевски

Në takim, Oxhaklieska dhe Pekevski diskutuan edhe për shpalljen e vitit të kaluar të një pjese të Maleshevës si zonë e mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur, e cila rezulton në rritjen e numrit të përmbajtjeve lokale turistike të ofruara në Maleshevë dhe kontribuon në një përfitim i drejtpërdrejtë ekonomik për qytetarët nëpërmjet menaxhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së rajonit si një mjedis i pastër ekologjik.