U prezentua i raporti dytë në hije i Kapitullit të 27

Raporti i dytë në hije për Kapitullin 27 – mjedisi dhe ndryshimet klimatike u prezantua sot, në një ngjarje të hapur nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska.

Raporti, i cili analizon gjendjen e harmonizimit dhe zbatimit të legjislacionit mjedisor dhe klimatik në vitin 2022 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është përgatitur në kuadër të projektit “Analiza e progresit të harmonizimit dhe zbatimit të legjislacionit të BE-së për mjedisin dhe ndryshimet klimatike me legjislacionin kombëtar”, e implementuar nga Qendra për Ndryshime Klimatike, me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur Maqedonia (SHHM). Në zhvillimin e sajështë përfshirë edhe Platforma 27, një rrjet joformal i organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.Poglavje_27

Sipas saj, raporti mund dhe duhet të jetë mjet jo vetëm për organet e administratës, por edhe përcaktues i funksionimit të sektorit civil si partnerë në zbatimin me sukses të agjendës së gjelbër evropiane në nivel kombëtar.

- Si edhe më parë, është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi dhe të intensifikohet komunikimi dhe koordinimi me sektorin joqeveritar, i cili si korrigjues i politikave dhe strategjive të autoriteteve shtetërore do të kontribuojë në përmirësimin e punës së të njëjtit, dhe në këtë mënyrë për një përballje më të mirë dhe më të koordinuar me sfidat dhe arritjen e qëllimit përfundimtar, përmirësimin e mjedisit – tha Oxhaklieska.

Raporti hije për Kapitullin 27 është përgatitur në bashkëpunim me sektorin joqeveritar, përkatësisht Milieukontakt Maqedoni, Eko-svest dhe Shoqërinë Ekologjike të Maqedonisë (MED), me qëllim të njohjes, eliminimit dhe tejkalimit të mangësive të identifikuara.Poglavje_27_zamenik

Qëllimi kryesor i projektit, si dhe i Platformës 27, është të monitorojë progresin në harmonizimin e legjislacionit kombëtar për mjedisin dhe klimën me atë evropian, por edhe të analizojë zbatimin e tij në nivel kombëtar dhe lokal dhe në këtë mënyrë të jetë një partner aktiv në negociatat e para-anëtarësimit për hyrjen në BE në lidhje me Kapitullin 27.