Oxhaklieska: Ekonomia blu do të thotë mundësi për menaxhim të qëndrueshëm të ujit, rritje ekonomike dhe hapje të vendeve të reja të gjelbra

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, mbajti fjalim përshëndetës në inaugurimin e “Samitit të Ohrit për ekonominë blu” që sot dhe nesër mbahet në Ohër.

- Ekonomia blu është një pjesë e rëndësishme e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane për të cilën jemi përcaktuar si shtet. Ekonomia blu nënkupton aplikimin e Ekonomisë së gjelbër në sektorin e ujit. Me këtë koncept e perceptojmë ujin si burim ekonomik, por edhe sihabitat për specie të ndryshme bimore dhe shtazore që janë të nevojshme për mbijetesën e Planetit. Me aplikimin e konceptit të “ekonomisë blu” në menaxhimin e ujërave, sigurojmë mbrojtjen e tyre, menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, por edhe rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të gjelbra – theksoi Oxhaklieska.Ohridski samit_sina ekonomija

Ajo shtoi gjithashtu se – RMV-ja është shtet me katër zona ujëmbledhëse ndërkufitare Vardar, Drini i Zi, Strumicë dhe Morava Jugore dhe për këtë arsye bashkëpunimi ndërkufitar në fushën e ujërave është një koncept shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe me të cilën duhet në të ardhmen të bashkëpunojmë më afër me vendet e rajonit, sepse ekonominë blu e shohim si një mundësi të jashtëzakonshme por të pashfrytëzuar për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë.

Samiti është i fokusuar në Liqenin e Ohrit dhe zonën më të gjerë të lumit Drin dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer mendime, përvoja dhe perspektiva mbi aplikimin e konceptit të ekonomisë blu, duke marrë parasysh mundësitë dhe sfidat specifike për sigurimin e qëndrueshmërisë së këtij rajoni.Ohridski samit_sina ekonomija_1

Sipas Raportit të BE-së për ekonominë blu për vitin 2022, ekonomia blu gjeneron rreth 750 miliardë euro dhe krijon 5.4 milionë vende pune në vit.

Samiti është i bashkëfinancuar në kuadër të Fondit të Bashkëpunimit IEQ (Iniciativa Evropiane Qendrore) dhe organizohet nga IEQ në partneritet me “Prime Blue Institute” nga Ohri dhe Prime Point Partners.