Oxhaklieska: Kemi nevojë për vazhdimësi në përmirësimin e metodave të testimit në Laboratorin Qendror të MMJPH

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklieska, foli në hapjen e seancës së 20-të të Kuvendit të Institutit për Standardizim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ISRMV), e cila u mbajt sot në Fakultetin e Arkitekturës në Shkup dhe në të cilën Prof. Dr. Jadranka Blazhevska – Gilev u zgjodh si kryetare e re e Kuvendit.

Оџаклиеска Потребен ни е континуитет во унапредувањето на методите за тестирање в

Në fjalën e saj përshëndetëse, Oxhaklieska theksoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve, veçanërisht në proceset e akreditimit të Laboratorit Qendror të Mjedisit dhe standardizimit të metodave të testimit.

- Laboratori Qendror i Mjedisit është i akredituar pikërisht nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut me certifikatë që vërteton se janë përmbushur kërkesat e MKC EN ISO/IEC17025:2018. Me këtë procedurë, Laboratori Qendror është i certifikuar me 12 metoda testimi, 11 prej të cilave janë për cilësinë e ujit dhe një për zhurmën.

2-5

Ajo foli edhe për gjendjen e cilësisë së ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se është e nevojshme që metodat e reja për akreditimin e laboratorit të jenë para së gjithash për shkarkimet në ajër, e më tej për parametra të tjerë shtesë për ujërat e zeza.

44

Në Kuvend u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit me Institutin për Standardizim të Malit të Zi (ISME), i cili do të mundësojë avancimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet dy institucioneve si dhe avancimin e standardeve mjedisore.