Oxhaklieska: Monitorimi i vazhdueshëm i ndryshimeve në natyrë është baza për krijimin e politikave të qëndrueshme

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska sot në Resnjë foli në Ngjarjen finale me palët e interesuara për monitorimin dhe ruajtjen e troftës së Prespës, e cila u mbajt në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe konservimi i salmonit endemik dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) në Parkun Kombëtarë të Pelisterit dhe Rajonin e Prespës (Monitoring and Conservation of Endemic and Endangered Trout (Salmo peristericus) in National Park Pelister and Prespa region) “.

Оџаклиеска Континуиран мониторинг на промените во природата е основа за креирање

Në fjalën e saj zëvendësministrja Oxhaklieska theksoi se kontributi shkencor në monitorimin e ndryshimeve në natyrë mundëson krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe marrjen e vendimeve në interes të mbrojtjes më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse të natyrës. Në të njëjtën kohë, besoj se bashkëpunimi ndërinstitucional është shumë i rëndësishëm në përcaktimin dhe marrjen e hapave të duhura nga të gjithë palët e interesuara, për të cilin mbrojtja e natyrës dhe përmirësimi i situatës në zonat e mbrojtura duhet të jetë prioritet kryesor.

Projekti financohet nga PONT (Prespa Ohrid Natuture Trust) dhe CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund), dhe zbatues projekti është Fondacioni Ballkanik për Zhvillim të Qëndrueshëm (FBZHQ) në bashkëpunim me Ekosvest-in partnerin zyrtar i WWF Adria.

Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i statusit të popullatës së troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) përmes mbrojtjes, monitorimit dhe ruajtjes në Parkun Kombëtar të Pelisterit dhe Rajonin e Prespës.

Koordinimi efektiv ndërmjet partnerëve të projektit dhe palëve të interesuara kontribuojn në përgatitjen e një Plani Veprimi për ruajtjen e troftës së Prespës bazuar në vlerësimin e statusit të popullatës. Projekti kontribuoi gjithashtu në përmirësimin e programit afatgjatë të monitorimit për troftën e Prespës, shoqëruar me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Parkut Kombëtar të Pelisterit, komunës së Resnjës, ministrive përkatëse, institucioneve kërkimore shkencore, OJQ-ve dhe palëve të tjera të interesuara.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe drejtori i IPPK-së “Pelister” Osman Shukriu, kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, ekspertë nga disa institucione dhe fakultete shkencore vendore, si dhe përfaqësues të Sektorit Civil.