Hapet punëtoria me temë Përzgjedhja e lokacionit të objektit qendror për menaxhim me mbeturina në Rajonin planor Lindor dhe Verilindor

1(26.09.2016) Zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski, sot hapi punëtorinë me temë: Pëzgjedhja e lokacionit të objektit qendror për menaxhim me mbeturina në Rajonin planor Lindor dhe Verilindor, e cila u mbajt në kuadër të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe financiarisht të vetëqëndrueshëm për menaxhim me mbeturina në Rajonin Lindor dhe Verilindor“, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga konsorciumi i ЕPTISA dhe EPEM.

- Kjo fazë e projektit është shumë e rëndësishme. Përzgjedhja e lokacionit të përshtatshëm të infrastrukturës për menaxhim me mbeturina, veçanërisht për deponi rajonale, është çështje që përherë shkakton vëmendje të madhe në çdo sistem për menaxhim me mbeturina. Përzgjedhja e lokacionit të papërshtatshëm të infrastrukturës mund të ketë ndikim të keq në punën e deponisë dhe sistemit të tërësishëm për menaxhim me mbeturina në mjediset lokale – theksoi zv/ministri Temellkovski, duke shtuar se ky projekt në pjesën e menaxhimit me mbeturina shërben si shembull dhe bazë për projektet e mëtutjeshme që vijojnë dhe për rajonet tjera planore në R. e Maqedonisë.

Vendimi i vërtetë i përzgjedhjes së lokacionit të objektit qendror për menaxhim me mbeturina duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret, si në aspektin e mbrojtjes së mjedisit jetësor poashtu edhe në aspektin ekonomik dhe social.

Deri tani, në Rajonin Lindor dhe Verilindorjanë realizuar tri projekte IPA në kuadër të të cilave u hartuan: plane rajonale për menaxhim me mbeturina, dokumentacioni teknik dhe i tenderit për mbylljen e deponive të egra, jashtë standardeve dhe specifikimet teknike për blerjen e pajisjeve për grumbullimin e mbeturinave.