Nuredini: Do të ndërtojmë deponinë rajonale sipas standardeve evropiane dhe do t’i zgjidhim sfidat me përpjekje të përbashkëta

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini sot ka zhvilluar takim mekryetarin e Novacit, Stevçe Stevanovski. Në takim u diskutua për ndërtimin e deponisë rajonale në komunën e Novacit në lokacionin afër ish-minierës së thëngjillit në REK Manastir, e cila do t’i shërbejë rajonit planor të Pellagonisë dhe atij Juglindor.Sredba_Nuredini_Gradonacalni_Novaci

Në kuadër të takimit u bë një vizitë në deponinë aktuale jo standarde dhe vendndodhjen e deponisë së re të planifikuar. Gjithashtu u diskutua për nevojën e ndërtimit të rrugës alternative për deponinë qendrore rajonale, e cila do të parandalojë ndikimet negative për qytetarët e komunës së Novacit dhe Manastirit. Kjo do të financohet me një kredi nga BERZH dhe një grant nga Qeveria e Zvicrës.