Nuredini me qëndrime diplomatike për progresin e RMV-së lidhur me ndryshimet klimatike dhe diversitetin biologjik

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, mori pjesë sot në ngjarjen virtuale ku Delegacioni i Bashkimit Evropian paraqiti demarshe lidhur me Konferencën e ardhshme vjetore të Palëve nënshkruese të Konventës për Ndryshimet Klimatike (COP27, nëntor, Egjipt), Konferenca e OKB-së për Diversitetin Biologjik (COP15, nga data 7 deri më 19 dhjetor, Kanada) dhe Konferenca e 19-të e Nënshkruesve të Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES COP19, nga data 14 deri më 15 nëntor, Panama).Nuredini_EU

Demarshi i diplomacisë klimatike kryesisht kishte për qëllim inkurajimin e dialogut të vazhdueshëm në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për ndryshimet klimatike dhe tranzicionin energjetik, bazuar në konkluzionet e Këshillit të BE-së për “Diplomacia e BE-së për Klimen: përshpejtimi i zbatimit të rezultateve të dialogut trevjeçar nga Glasgow”.

Në fjalimin e tij, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, ripohoi mbështetjen e vendit tonë për qëndrimet e BE-së. Ai theksoi se politikat dhe qëndrimet tona janë të trasuara dhe se pavarësisht krizës globale energjetike, qëndrimet tona janë të forta. Me Kontributin Kombëtar të Rishikuar në Marrëveshjen e Parisit, kemi vendosur synime ambicioze kombëtare për të reduktuar emetimet e gazrave serrë me 51% krahasuar me emetimet e vitit 1990 (kjo do të nënkuptonte një reduktim prej 82% në emetimet neto të gazrave serrë). Për të arritur këtë synim, janë hartuar 63 masa për sektorët e energjisë, bujqësisë, pylltarisë dhe përdorime të tjera të tokës dhe menaxhimit të mbeturinave.

Ministri Nuredini përmendi edhe Ligjin për Veprimin Klimatik, i cili aktualisht është duke u hartuar dhe shtoi se vendi ynë do të jetë pala e parë kontraktuese në kuadër të Komunitetit të Energjisë që do të transpozojë Rregulloren e përshtatur për Menaxhim dhe Rregulloren për Zbatim në sistemin ligjor kombëtar përmes Ligjit të ri për Veprimin Klimatik. Kjo do të krijojë mekanizma të qëndrueshëm dhe transparent për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e politikave dhe masave për zbutje dhe përshtatje.

Qëllimi ynë është që të mundësojmë zbatueshmërinë e Ligjit, gjegjësisht miratimi i tij të lidhet me gatishmërinë e të gjithë sektorëve të përfshier për zbatimin e tij.

Sa i përket Kornizës Globale të Biodiversitetit, pritet që e njëjta të nxisë veprime urgjente dhe transformuese për të ndalur dhe rikthyer humbjen e biodiversitetit për të arritur qëllimin e një bote pozitive ndaj natyrës deri në vitin 2030. CITES COP19 kontribuon shumë në realizimin e qëllimit përfundimtar të COP15, duke përmirësuar mbrojtjen e specieve nga tregtia ndërkombëtare e paqëndrueshme ose e paligjshme.

Duke theksuar se vendi ynë ka marrë një mendim pozitiv në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e mbrojtjes së natyrës, ministri Nuredini shtoi se jemi në rrugën e duhur drejt arritjes së synimeve globale për ruajtjen e natyrës dhe qëllimeve të përshkruara në Konventën mbi Diversitetin Biologjik (KDB), dhe transformimin e qëndrimit të shoqërisë ndaj biodiversitetit.

Gjithashtu, ai shprehu besimi se vendi ynë po vazhdon në mënyrë aktive aktivitetet për mbrojtjen e natyrës, për identifikimin e zonave të reja NATURA 2000 dhe parandalimin e tregtisë së specieve të rrezikuara të florës dhe faunës.