NUREDINI: Riafirmuam bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm në fushën e mjedisit jetësor 

Në seancën e dytë të sotme ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, konfirmuam angazhimet për bashkëpunim intensiv të dy vendeve, duke dhënë një shembull se si mund të ndërtohen marrëdhënie të mira fqinjësore.zaednicka vladina sednica_MKD_ALB_2

Kjo seancë iu kushtua zgjidhjeve specifike për çështjet aktuale me fokus të veçantë te energjia, tek e cila është kthyer vëmendja e gjithë botës.zaednicka vladina sednica_MKD_ALB

Nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor, ministritë përkatëse kanë ndërtuar tashmë bashkëpunim të suksesshëm në menaxhimin ndërkufitar të ujërave dhe burimeve natyrore, gjegjësisht me liqenin e Ohrit dhe Prespës, menaxhimin e pellgut të Drimit si dhe rezervatin ndërkufitar të Biosferës të UNESCO-s Ohër-Prespë, për të cilën kanë nënshkruar dhe zbatuar disa marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi.zaednicka vladina sednica_MKD_ALB_1

Mundësi të reja për bashkëpunim u hapën edhe me shpalljen e një pjese të Malit Sharr në vendin tonë për park kombëtar. Duke lidhur dhe ndërtuar një qasje rajonale për menaxhimin e zonave të mbrojtura që kufizohen dhe janë të lidhura natyrshëm, PK Mali Sharr, PK Mavrovë dhe PK Mali Shar në Kosovë dhe Monumenti i Natyrës Koritnik në Shqipëri, u formua një nga tre zonat më të mëdha të mbrojtura në Evropë, dhe kjo ofron shumë mundësi për zhvillim socio-ekonomik.